• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Manastirliu në Berat sqaron në terren strukturën e ndihmës ekonomike

by Java News
25/02/2018 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministren Manastirliu kanë sqaruar në Berat skemën e  ndihmës së plotë ekonomike.

Duke e cilësuar skemën e re një rregullim i listës së atyre që përfitonin duke mos e merituar atë, kryeministri tha se në këtë skemë bëhet kontrolli i çdo subjekti tek tatimet, hipoteka, transporti etj., në mënyrë që të skualifikohen ata që e përfitojnë padrejtësisht.

“Ka një pjesë minimale, që është marzhi i gabimit të sistemit, që ne po e verifikojmë dhe të gjithë ata që pas verifikimit do të rezultojnë të përjashuar jo për shkak të abuzimit, por të sistemit, do të riintegrohen”, u shpreh Rama.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se cili do të jetë roli i pushtetit vendor në këtë proces.

“Grupet e punës të administratorëve socialë të bashkive, të inspektorëve të Shërbimit Social dhe ata të prefekturave po shkojnë në çdo familje, edhe tek ata që e kanë përfituar ndihmën, duke verifikuar çdo familje”, deklaroi Manastirliu.

Ndihma ekonomike i akordohet përfituesve për një afat 5-vjeçar dhe kombinohet me shërbimet sociale.

***

Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Beratit, ku sot ka nisur punën një mjeke kardiologe nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza përmes programit të bonusit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Ne po zbatojmë 2 programe shumë të rëndësishme për të plotësuar mungesat e mjekëve specialistë në spitalet rajonale, patronazhimin dhe bonusin, për ta sjellë shërbimin aty ku janë nevojat. Jemi sot në Spitalin Rajonal të Beratit me dr. Eritinka Shuperken, e cila ka ardhur nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” për të punuar me kohë të plotë 24/7 në Spitalin Rajonal të Beratit përkundrejt pagesës së bonusit. Sigurisht kjo është një zgjidhje e qëndrueshme që zgjidh edhe urgjencat kardiologjike për gjithë këtë zonë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas znj. Manastirliu, plotësimi i boshllëqeve të krijuara për shkak të politikës së gabuar të bllokimit të specializimeve 4 vite më parë nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit por politikat incenivuese të qeverisë siç është bonusi deri në 2.5 milion lekë plus pagën, për të nxitur mjekët të punojnë në spitalet ku ka nevoja për specialistë, po japin rezultate.

Next Post
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri: Edhe me Serbinë do ketë probleme demarkacioni

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri: Edhe me Serbinë do ketë probleme demarkacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

June 23, 2026
Manja për Goxhajn: Ultimatumet për qeverinë ia dha Teherani

Manja për Goxhajn: Ultimatumet për qeverinë ia dha Teherani

June 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Post protestë\ E pabarabarta s’bëhet e barabartë

June 23, 2026
Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

June 23, 2026
Durrës/ Mbytet në det një 50-vjeçar

Durrës/ Mbytet në det një 50-vjeçar

June 23, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

June 23, 2026
Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

June 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Lëreni protestën të nxjerrë udhëheqësin e saj!

June 23, 2026
“Nëse fitoni në gjykatë, paratë e ngrira kthehen nga shteti”, Rama u përgjigjet banorëve të Zvërnecit

Pas mbledhjes së grupit të PS/ Rama thërret nesër drejtuesit politikë të qarqeve

June 23, 2026
Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

Lufta me Ukrainën/ Kremlini sinjalizon dialog, kushtëzon paqen me draftin e Stambollit!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In