• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Shqipëria dhe Holanda, plan të përbashkët kundër bandave kriminale shqipfolëse

by Java News
08/09/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hagë në datë 6 dhe 7 shtator u zhvillua takimi i Shefave të Policive Evropiane, mbajtur në selinë e EUROPOL, ndërsa i pranishëm ishte drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Në takim u diskutua për çështje kryesore lidhur me sigurinë e BE-së dhe më gjerë, përfshirë: përhapjen në Internet të propagandës ekstremiste, terroriste dhe të dhunshme dhe reagimin e ligjzbatuesve; përdorimin e inteligjencës financiare si një mjet kritik për hetimet e suksesshme kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar; krimin në epokën e teknologjisë; krimin kompjuterik; dhe kontrabandimin e emigrantëve.

Por me interes nga Haga pritej takimi dhe diskutimi i Çakos me drejtuesit e policisë holandeze për luftën kundër bandave shqiptare, që u bë shkak edhe për raportin për vizat.
Sipas njoftimit të policisë së shtetit, në qendër të diskutimeve me delegacionin e policisë holandeze ishte intensifikimi i bashkëpunimit policor dypalësh, së pari në luftën ndaj krimit të organizuar, sidomos të organizatave kriminale shqipfolëse të cilat operojnë kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainë) nga Holanda në drejtim të vendeve të tjera evropiane; së dyti në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, të cilët fshihen në territorin holandez.

Homologët holandezë, sipas njoftimit janë angazhuar në një shkëmbim më të lartë informacioni me palën shqiptare, ndërsa u dakordësua ngritja e grupeve hetimore të përbashkëta për të luftuar bandat.

Pak ditë më parë në një raport të publikuar nga mediat në Holandë, theksohej se autoritetet e këtij i kanë kërkuar qeverisë që të rikthejë vizat për shqiptarët, pasi kanë rritur nivelin e kriminalitetit.

Vizat, Franca: Është ulur numri i azilkërkuesve shqiptarë
E ndërsa pak ditë më parë në një shkrim të publikuar nga gazeta franceze “Le Figaro” theksoj se Parisi mund të kërkojë rikthimin e vizave për shkak se është rritur numri i azilkërkuesve nga Shqipëria.

Ndërsa sipas policisë së shtetit, Jean – Philippe Lecouffe, Drejtor i Policisë Gjyqësore në Xhandarmerinë Kombëtare Franceze deklaroi se “Bashkëpunimi me Policinë Shqiptare ka sjellë rënien e numrit të shtetasve shqiptarë që kërkojnë azil në Francë”.

Ndërsa bashkëpunimi ndërpolicor u diskutua dhe lidhur me goditjen e grupeve kriminale shqipfolëse të cilat operojnë në territorin francez, duke dakordësuar ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta, me qëllim hetimin, dërgimin para organeve të drejtësisë të autorëve të këtyre veprave penale, si dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale që burojnë prej tyre.

Gjithashtu Çako zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Italisë, Greqi dhe Spanjës.

Në qendër të diskutimeve me palën italiane ishte rritja e bashkëpunimit dypalësh, përkatësisht: në luftën kundër krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme, sidomos ato të lëndëve narkotike në kufirin midis dy vendeve; në vazhdimin dhe intensifikimin e monitorimit të territorit lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike; në lidhje me personat në kërkim ndërkombëtar që fshihen në territoret e shteteve respektive, etj.

Në takimin me delegacionin e policisë greke u diskutua bashkëpunimi në luftën kundër trafiqeve të ndryshme ndërkufitare, sidomos të narkotikëve: në lidhje me masat e marra për parandalimin e flukseve migratore (veçanërisht ato të vendeve të treta të cilat kanë si trend lëvizjen nga Greqia për në vendet e BE-se duke tentuar të kalojnë edhe nëpërmjet kufirit Shqiptar).

Gjatë takimit të zhvilluar me delegacionin e policisë spanjolle u diskutua rritja e bashkëpunimit në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar që fshihen në territorin spanjoll: në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të tjera, duke realizuar edhe operacione të përbashkëta ndërpolicor: në identifikimin e kontingjentit kriminal shqipfolës, etj.

Shqipëria lobon për Kosovën në INTERPOL
Në të gjitha takimet dy palëshe të zhvilluara nga delegacioni shqiptar, u kërkua mbështetja e partnerëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar i organizatës ndërkombëtare policore INTERPOL, pasi së shpejti në Pekin do të zhvillohet Konventa e Interpolit, ku do të diskutohet dhe votohet anëtarësimi i Kosovës dhe Palestinës në këtë organizatë.

Next Post
FOTOT/ Një tjetër “kriminel” seksi në rrugën për t’u bërë model

FOTOT/ Një tjetër "kriminel" seksi në rrugën për t'u bërë model

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In