• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët japin alarmin: Shtëpitë me qerpiç po na rrezikojnë jetën

by Java News
09/03/2018 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e investimeve të banorëve që jetojnë në to, por edhe amortizimi që vjen prej viteve, ka bërë që një pjesë e banesave të ndërtuara në kryeqytet të vetëshkatërrohen dhe të kthehen në një rrezik edhe për qytetarët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, brezat e drurit që mbanin këto mure janë kalbur totalisht, duke sjellë dhe shembjen e murit të bërë me tulla balte të cilat nga vitet janë shkërmoqur. Nga dëmtimi janë prekur jo vetëm muret rrethues, por edhe banesat të cilat në jo pak raste kanë sjellë dhe dëmtim të shtëpive përreth apo të automjeteve që kanë qenë të parkuara.

 Në shumë raste, banorët e zonës kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Shtetit dhe të Inspektoriatit Ndërtimor për të bërë të mundur heqjen e asaj që ka mbetur nga vetëshkatërrimi i këtyre banesave dhe shkatërrimin e kontrolluar të pjesës tjetër.

 Shtëpia tiranase ndërtohej me qerpiç dhe me breza druri . Qerpiçi, (tullat e baltës të thara në diell), përgatitej në vendin e ndërtimit me kallëp druri. Ato lidheshin me llaç balte të përzierë me kashtë. Në vitet ‘20 të shekullit XX, tipi i shtëpisë tiranase pushoi së ndërtuari, pasi nuk mund t’i adaptohej më zhvillimit, dhe kërkesave të kohës. Për më tepër, ligji i bashkive, i vitit 1922, ndalonte ndërtimin e shtëpive me qerpiç.

 Ndërkohë, studimet e ekspertëve të sizmologjisë tregojnë se shtëpitë e ndërtuara me qerpiç janë më të rrezikuarat në rast të një tërmeti. Sipas studimeve, objektet e ndërtuara me qerpiç janë më të rrezikuara. Objektet e ndërtuara para vitit 1960 nuk kanë rezistencë ndaj tërmeteve.

 Në vitin 2014, rreth 200 familje të njësisë Nr. 8 në shkuan deri në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se shtëpitë e tyre me qerpiç, njëkatëshe rrezikonin shembjen. Deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë, por nëse gjendja do të vijojë të jetë e pandryshueshme, nuk do të jetë e largët dita kur rrënojat mund të zënë poshtë banorë që jetojnë në këto shtëpi apo kalimtarë të rastësishëm. /a.ç

Next Post
Skandali i tmerrshëm në muzeun e Pragës, diamantët rezultojnë të rremë!

Skandali i tmerrshëm në muzeun e Pragës, diamantët rezultojnë të rremë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Jam i shokuar,  duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

‘Jam i shokuar, duket sikur po flasim për një person krejt tjetër”, shoku i Altinit flet pas ngjarjes që tronditi Greqinë

August 24, 2026
Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Bulmeti i huaj po mbush tregun! Fatura që Shqipëria paguan po qëndron në nivele historike

August 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Gusht 2026

August 24, 2026
“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com