• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në shërbimet administrative, Mesi seri takimesh në Elbasan

by Java News
09/02/2018 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të ditës në qark, Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar sot një seri takimesh pune në Elbasan. Fillimisht ajo është pritur në zyrë nga Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, me të cilin ka diskutuar për projektet e ardhshme në zhvillimin e qytetit të Elbasanit.

E shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Elbasan Maksim Malaj dhe deputetët Evis Kushi e Arben Kamami, Zëvendës Kryeministrja Mesi ka vazhduar axhendën me një forum të hapur në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, ku ka bashkëbiseduar me studentë dhe akademikë për prioritetin e qeverisë shqiptare në lidhje me reformën në shërbimet administrative, në qendër të së cilës është qytetari e sipërmarrja. Ajo ka ndarë me to ecurinë e kësaj reforme, si dhe ka mirëpritur mendime e sugjerime për sa i përket kësaj reforme.

Mesi ka vijuar më tej me një inspektim për shërbimet dhe problematikat e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) Elbasan, nisur edhe nga fakti se kjo është një nga drejtoritë me ngarkesë të madhe pune. Gjatë inspektimit, Znj. Mesi ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët t’i marrin shërbimet në kohë e në cilësinë e duhur duke vënë theksin gjithashtu tek reforma në shërbimet publike, e cila kontribuon direkt në standardizimin e shërbimeve, uljen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës.
Axhenda e Zëvendës Kryeministres Mesi në Elbasan ka vijuar gjithashtu edhe me një vizitë pranë një biznesi fason, ku është njohur nga afër me kushtet dhe standardet e punës. Gjatë vizitës, Znj. Mesi ka bërë me dije gjithashtu lehtësitë burokratike që janë arritur deri më tani për sipërmarrjen në kuadër të reformës në shërbimet administrative, proces i cili vazhdon dhe është në rrugë të mbarë.

Next Post
Deputeti Florion Mima: Vlera e drogës shqiptare në tregun me pakicë arrin 13 miliardë euro

VIDEO/ Kanionet e Skraparit, ish-ministri i PD Florjon Mima, përfaqësues për dy hidrocentralet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Radhë kilometrike makinash në Tiranë-Durrës, si e bllokuan protestuesit autostradën për disa orë

VIDEO / Radhë kilometrike makinash në Tiranë-Durrës, si e bllokuan protestuesit autostradën për disa orë

June 15, 2026
Koçeku u shpall deputete e pavarur, këshilltari i PS: Dorëzo mandatin! Shijove privilegjet dhe…

Koçeku u shpall deputete e pavarur, këshilltari i PS: Dorëzo mandatin! Shijove privilegjet dhe…

June 15, 2026
Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Monstra e votës së lirë! Nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm 1

Berisha tregon mesazhin që i la Dumanit: Monstra e votës së lirë! Nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm 1

June 15, 2026
“Michelle Obama është burrë”/ Festimet e 80-vjetorit të Trump mes spektaklit dhe deklaratave të forta

“Michelle Obama është burrë”/ Festimet e 80-vjetorit të Trump mes spektaklit dhe deklaratave të forta

June 15, 2026
Rama: Protesta nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin! Të vetmit që përfitojnë, PS dhe Qeveria

Rama: Protesta nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin! Të vetmit që përfitojnë, PS dhe Qeveria

June 15, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U vra me armë zjarri, Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

June 15, 2026
Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

June 15, 2026
Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

June 15, 2026
Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

June 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi ditor, çfarë sjellin yjet për 12 shenjat e zodiakut?

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In