• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjet Polici Ushtarake, Kodheli: Këtë vit bëhet plotësimi me mjetet e blinduara të transportit

by Java News
03/02/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U përkujtua sot 25-vjetori i krijimit të një prej strukturave më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, siç është Policia Ushtarake, e cila ka mision sigurimin dhe ruajtjen e pjesëtarëve dhe pasurive ushtarake, mbajtjen e rregullit dhe disiplinës dhe zbulimin e veprave penale ushtarake.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në mjediset e kësaj njësie, ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Dedë Prenga, komandantë të forcave, deputetë të Kuvendit, ish – drejtues të PU dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli e konsideroi Policinë Ushtarake si një nga strukturat elitare të FA dhe vlerësoi punën dhe misionin e saj përgjatë këtyre 25 viteve, ku veçoi angazhimin e kësaj njësie gjatë luftës në Kosovë. “Duke hedhur vështrim në historinë 25 – vjeçare, shohim se të gjithë kemi shumë arsye të ndihemi krenarë me sukseset e arritura. Angazhimi i Policisë Ushtarake gjatë luftës së Kosovës ishte “kudhra” që e kaliti këtë njësi cilësore pasi ajo mbajti barrën e pritjes, shoqërimit, ruajtjes dhe kujdesit për refugjatët në kampet e ngritura për ta”, tha ministrja Kodheli.


Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e Policisë Ushtarake në misionet jashtë vendit, si dhe përmendi modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve që kjo strukturë ka pësuar vitet e fundit. “Ajo është sot një nga strukturat më elitare të Forcave tona të Armatosura që merr pjesë jo vetëm në operacione brenda vendit por edhe në menaxhimin e krizave botërore përkrah aleatëve. Vitet e fundit pajisja dhe modernizimi i Policisë Ushtarake ka përmirësuar dukshëm kapacitetet duke e pajisur këtë njësi me armatim, mjete dhe teknologji bashkëkohore.”- u shpreh ministrja Kodheli, e cila falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen, si dhe vlerësoi angazhimin e Policisë Ushtarake gjatë emergjencave.

Më tej ajo shprehu vullnetin e saj për të vijuar mbështetjen për këtë strukturë edhe me investime konkrete. “Si ministre e Mbrojtjes do vijoj të mbështes me të gjitha mundësitë Policinë Ushtarake sikurse dhe forcat e tjera me qëllim lartësimin e tyre në përmbushje të detyrimeve tona ndaj atdheut. Falë investimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, këtë vit është planifikuar plotësimi i kësaj trupe edhe me mjetet e blinduara të transportit.”- tha ministrja Kodheli, e cila e mbylli fjalën e saj duke uruar gjithë pjesëtarët e Policisë Ushtarake, por në veçanti ata që prej dy muajsh janë të dislokuar në operacionin ”Resolute Support Mission” në Kabul të Afganistanit.

Ministrja Kodheli dorëzoi për dy nga ish – drejtuesit e Policisë Ushtarake gjeneral brigade në pension Bajram Malaj dhe kolonel në rezervë Piro Lutaj “Medaljen e mirënjohjes”, për lartësimin e figurës së ushtarakut, ndërkohë që zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Dedë Prenga e vlerësoi këtë njësi me medaljen “Repart i Shquar”.




Next Post
A e di ndokush se në çfarë vendi xhirohet seriali “Ertugrul”? (FOTOT)

A e di ndokush se në çfarë vendi xhirohet seriali "Ertugrul"? (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com