Në orën 20 janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Zyrtarët që merren me administrimi9n e zgjedhjeve bën të ditur se nuk është regjistruar asnjë parregullsi serioze gjatë votimit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pasur vetëm disa probleme të vogla teknike, që janë rregulluar menjëherë nga zyrtarët në qendrat e votimit. Gjatë ditës, policia serbe ka deklaruar se një njeri i dehur është arrestuar për shkak se ka shqyer një fletëvotim gjatë ditës së zgjedhjeve. Ndërkaq vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve bnën të ditur se ka pasur përpjekje për blerje të votave, si dhe për njerëz që janë munduar të votojnë pa dokumente identifikimi. Por, sipas tyre, parregullsitë kanë qenë incidente të izoluara, që nuk kanë ndikuar në procesin e votimit. Serbët kanë votuar për president të ri të dielën. Kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiç, shihet si favoriti i qartë për të fituar. Sipas anketave, Vuçiq, 47-vjeçar, pritet të fitojë që në rrethin e parë të votimit, me më shumë se 50 për qind të votave. Rezultatet paraprake pritet të bëhen publike nga autoritetet zgjedhore pas disa orësh.