• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zero taksë në Rrugën e Kombit”, Rama jep lajmin: Kush do t’i mbulojë shpenzimet e mjeteve që po sjellin ndihma

by Java News
27/11/2019 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama sqaron përmes një postimi në “Facebook” se automjetet nga Kosova që po sjellin ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti do të paguajnë zero taksë kalimi.

Rama thekson se “Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash”.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:

• E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat☹️

• Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

• Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal!

Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhëtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma.

Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe.

Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim😊

Next Post
Nxirret i pajetë një anëtar i familjes Lala, 5 të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja në zonën e ish-Kënetës

Nxirret i pajetë një anëtar i familjes Lala, 5 të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja në zonën e ish-Kënetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh!

PD vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh!

June 18, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Agjentë serbë në protesë? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

June 18, 2026
SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

June 18, 2026
OSBE: Duhet rikthimi i kufizimit të pronësisë në media

Kamerat ndalohen në gjyqe | Televizionet letër KLGJ-së të ndërhyjë: Po cenohet informimi

June 18, 2026
Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

Tabaku: Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane

June 18, 2026
Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

June 18, 2026
Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

June 18, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

June 18, 2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

June 18, 2026
Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In