• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zbulohet “lista e zezë” me emrat e politikanëve në trevat shqiptare që ishin planifikuar të vriteshin

by Java News
21/03/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për organizatën “Syri i Popullit”, e cila ka marrë përsipër atentatin kundër avokatit Azem Vllasi, sigurisht keni dëgjuar. Por, ajo që ishte plotësisht sekret, ishte lista e personave që ishin cak i saj për ekzekutime.  Gazeta Fjala ka siguruar këtë listë me emrat e mbi 30 figurave publike në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, të etiketuar si “Tradhtarë”, që duhet ekzekutuar nga Lëvizja “Syri i Popullit”. Në të gjenden emrat e politikanëve prej viteve të 80-ta, politikanë të qeverisë në ekzil dhe të fondit të 3 përqindëshit të përfshirë aty me arsyen “përfitues prej djersës së popullit në diasporë”, pastaj politikanët e Grupit të Unitetit 2005-2007, me arsyen se ishin “pranues të dokumentit antishqiptar të Ahtisaarit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, Kryeparlamentari Kadri Veseli, e kreu i AKR-së Behgjet Pacolli janë vetëm disa nga personat që ishin cak i ekzekutimit. Gjithashtu, në këtë listë gjenden edhe personat kyç që janë marrë me decentralizimin dhe enklavat serbe. Por, edhe politikanë të opozitës së tashme dhe njerëz të mediave e publicistë.

Kjo organizatë, sipas vetë projekt-prememorjes së saj të cilën e ka siguruar Gazeta Fjala, për të “vrarë tradhtinë”, ka pasur për detyrë të bëjë atentate mbi zyrtarë shtetëror dhe politikanë në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore.

Gjithashtu, ashtu siç edhe u veprua pas atentatit mbi avokatin Azem Vllasi, pas çdo aksioni të tyre, duke dhënë arsyet e veta, kjo organizatë kishte planifikuar të lëshonte edhe komunikata për të marrë përgjegjësinë për ekzekutimet që do i bënin.

Lëvizja “Syri i Popullit”, sipas përshkrimit në këtë prememorje, ka vëzhguar në mënyrë sistematike të gjitha personalitetet publike, në gjithë hapësirën shqiptare (edhe në Shqipëri), pushtetin lokal dhe qendrorë, si dhe klerikët fetarë.

“Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar. Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të tjera në prememorjen e organizatës “Syri i Popullit”.

Përveq kësaj, në dokument thuhet se kjo organizatë është mjaftë mirë e organizuar që nga Shtabi i përgjithshëm e deri tek grupet guerile. “Syri i Popullit”, thuhet të jetë krijuar nga Lëvizja për Ribashkim Kombëtar (LPRK), për shkak se sipas përshkrimit të organizatës, ishte imperativ i kohës dhe domosdoshmëri.

Gazeta Fjala ka siguruar edhe listën e delegatëve të Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar, të nënshkruar nga vetë delegatët me stilolaps.Në emër të angazhimit për bashkim kombëtar, LPRK dyshohet se me ide radikale po i nxitë anëtarët e vet për veprime të dhunshme ndaj politikanëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës. /Gazeta Fjala/ma.me

Next Post
Nuk do t’a besoni se kush është qyteti më i shtrenjtë në botë…

Nuk do t'a besoni se kush është qyteti më i shtrenjtë në botë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In