• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtares/ Fadil Kasemi nuk u dënua për ‘tentative vrasje’ në 2015, por për armëmbajtje

by Java News
01/09/2017 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës që u vra dje padrejtëshit nga ish-bashkëshorti përcillet sot në banesën e fundit, zbulohen tre pika të errëta të vendimit të gjykatës së Kavajës, më 28 prill 2016, të cilat ndihmuan Fadil Kasemin, tregtarin e fuqishëm në “tregun çam” që të lirohej në 14 janar të vitit 2017, shkruan BW

Ngjarja e vitit 2015-të kur Fadil Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për “mbajtjen pa leje të armëve luftarake” dhe të “dhunës në familje”.

Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për “armëmbajtje pa leje” që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo si “arëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente puvblike që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Një tjetër lehtësi që çoi në lirimin e Kasemit ishte fakti që ka disa familjarë të papunë, ndërkohë që rezulton se është tregtar i fuqishëm dhe ka një dyqan të tijin tek “tregu çam”.

Të gjitha këto bënë që ish-bashkëshorti i gjyqtares të përfitonte nga amnistia dhe të lihej i lirë.

Pas krimit të rëndë, 53-vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm. Fadil Kasemi do ulet përballë gjykatësve në Krimet e Rënda për të pritur dënimin.

Prokuroria ‘hodhi në kosh’ denoncimin e gjyqtares

3 muaj përpara se Fildes Hafizi të kërcënohej me armë në plazhin e Golemit, ajo kishte bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemit, por në mënyrë arbitrare organi shpërfilli këtë procedim.

Report tv mëson se në prill të 2015, Hafizi kishte denoncuar ish burrin për dhunë e kërcenim me armë, por me një vendim të çuditshëm më 13 prill të 2015 prokuroria refuzoi këtë procedim. Sipas Prokurorisë, Fadil Kasemi ka pasur një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi, por pa kryer veprime të më tejshme, dhe për këtë është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

3 muaj më vonë në korrik të 2015 në plazhin e Golemit, Fadil Kasemi tentoi të vriste ish gruan e tij, por ndërhyrja e kohë e disa plazhistëve dhe stafit të një lokalit i shpëtoi jetën gjyqtares. E gjithë skena ka ndodhur përpara të fëmijëve të mitur të Fildes Hafizit dhe ish bashkëshortit të saj Fadil Kasemi.

Next Post
Kushëriri i gjyqtares së vrarë: Përgjegjësia e shtetit, jo e atij psikopatit vrasës

Kushëriri i gjyqtares së vrarë: Përgjegjësia e shtetit, jo e atij psikopatit vrasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In