Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në bindje të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, konsideruar nul nga mazhoranca, Kuvendi dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkon të ndalojë takimin elektoral të kreut të qeverisë, sot pasdite në kryeqendrën e veriut.
Ademi, i ka refuzuar kërkesën kryeministrit Rama, për takimin elektoral, të planifikuar për ditën e sotëm në Shkodër.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ademi shkruan se sheshet janë të zëna për promovimin e turizmi dhe se nuk ka asnjë të lirë ku kreu i qeverisë do të mund të organizonte takimin e tij.
“Me fillimin e sezonit turistike në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, shkruhet në letrën që Bashkia i ka dërguar Partisë Socialiste.
g.kosovari