• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj uron fëmijët për 1 Qershorin: Sot kemi 16 kënde lojërash nëpër lagje

by Java News
01/06/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh të ndryshme sportive dhe kulturore, që përkuan edhe me 1-vjetorin e hapjes së këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkia festës së fëmijëve, të cilët kishin mbushur këndin e lojërave te Parku i Liqenit, duke e shndërruar në një oaz të vërtetë argëtimi.

Duke uruar fëmijët për 1 Qershorin, kryebashkiaku Veliaj u shpreh entuziast që tashmë fëmijët e kryeqytetit kanë mundësi që të luajnë aty ku një vit më parë u zhvillua një betejë politike.

“Jam shumë i lumtur sot që së bashku me fëmijët më të mirë të Shqipërisë, që janë padyshim ata të Tiranës, po festojmë në një vend ku para një viti ka pasur shumë beteja, shumë sherre, shumë shamatë, por në fund fare doli një punë e bukur. Sot kemi 1-vjetorin e këndit të lodrave. Më vjen mirë që edhe treni sot është plot, edhe muri ngjitës, edhe fushat e ping-pongut”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se brenda një kohe të shkurtër Bashkia e Tiranës ka ndërtuar në të gjithë qytetin 16 kënde lojërash, ndërsa garantoi për vijimin e investimeve dhe të përkujdesit edhe në të ardhmen. “Kemi diçka për çdo moshë në Tiranë, por ajo që është më e bukur është që vjet, përpara 1 viti, ne kishim vetëm këtë kënd lodrash. Sot që ka kaluar një vit, ne jo vetëm që bëmë këtë kënd të bukur, por kemi bërë 16 kënde lojërash edhe nëpër lagje, që të sigurohemi që fëmijët kanë kënde të mëdhenj si ky, por kanë edhe disa të tjerë që janë nëpër lagje dhe që mund të luajnë poshtë pallatit”, tha ai.

Por, kreu i Bashkisë ka edhe një porosi për fëmijët e kryeqytetit. “Kam vetëm një porosi që ne nuk do luajmë vetëm te lodrat, por do të bëjmë edhe mësimet që të dalim me të gjitha 10, që pastaj të bëhemi kryetarë bashkie, mësues, inxhinierë, arkitektë, balerinë, doktorë. Kështu që më jepni fjalën që siç luajmë fort, edhe do të mësojmë fort. Ne duam që të gjithë fëmijët e Shqipërisë t’i urojmë nga Parku i Liqenit”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, te Pazari i Ri, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, fëmijët e kryeqytetit ndoqën koncertin e organizuar me rastin e  1 qershorit, ku artistët e vegjël performuan numra të ndryshëm baleti dhe këngë. Më pas vendi iu la animatorëve të cilët realizuan disa numra duke u dhënë mjaft kënaqësi të vegjëlve, ndërsa nuk munguan lojërat dhe tullumbacet të cilat e kthyen Pazarin e Ri në një skenë të vërtetë për fëmijët./a.ç

Next Post
Ahmetaj: Bujqësia një nga shtyllat kryesore të programit të PS

Ahmetaj: Bujqësia një nga shtyllat kryesore të programit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In