• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: “Të konsumojmë sa më shumë prodhime vendi, rrisin ekonominë lokale dhe punësimin”

by Java News
15/05/2017 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëmendja e treguar nga Bashkia e Tiranës për përmirësimin e infrastrukturës në ish-komuna dhe në tregje, ka nxitur rritjen e investimeve për zgjerimin e ekonomisë lokale. Prodhimi dhe promovimi i produkteve bio është një mënyrë se si fermat e zonës së Tiranës po zhvillojnë ekonominë lokale, duke investuar fort në rritjen e cilësisë në bujqësi përmes teknologjisë së avancuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, vizituan fermën “BioFarm Alpin” në Lundër, si një nga shembujt më të mirë që ka ndikuar edhe në nxitjen e punësimit në këtë zonë.

“Ka nisur një trend i mirë, ku po prodhohet “Made in Albania” dhe konsumohet “Made in Albania”, ndaj besoj se duhet të vazhdojmë. Ky është vetëm hapi i parë, një stalle me 110 krerë, e cila krijon një ekonomi lokale dhe ka punësuar 86 vetë. Procesi fillon këtu, mandej në baxho, në përpunim, më pas në marketing, në restorantet e Tiranës e ndoshta edhe në familjet tona, si një punë zinxhir, ku sigurohemi që kemi një ekonomi lokale e cila është e vetëmjaftueshme për zonën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi aplikimin e metodave të reja dhe teknologjive moderne për përpunimin e produkteve blegtorale. “Kjo kulturë është një dallëndyshe e parë edhe për fermerët e tjerë të cilët, duke u frymëzuar nga ajo që shohim këtu, mund ta vazhdojnë në të gjithë zonën periferike të Tiranës. Në Tiranë jemi të bekuar sepse vërtet kemi një qytet me 1 milion banorë, por kemi edhe një kurorë të gjelbër në pjesën rurale, me njerëz punëtorë të cilët bëjnë mrekullira”, tha ai.

Duke vlerësuar investimin e kryer, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të orientohen drejt konsumimit të produkteve të zonës, e cila do të garantojë një të ardhme më të mirë edhe për ekonominë vendase. “Është një hap fantastik përpara, që tregon se mund të prodhojmë në vend, se mund të kultivojmë ekonominë tonë lokale, se mund të kthejmë traditën tonë të fermave, mbarështrimit të kafshëve, të produkteve bio ushqimore. Është një moment fantastik, për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të konsumojmë sa më shumë prodhime vendi. Ne harxhojmë pafund të ardhura nga ekonomia jonë, të cilat shkojnë për mall që vjen nga jashtë. Kjo nuk shkon, nëse paraja nuk qarkullon brenda vendit, nëse nuk konsumojmë produktet që prodhohen në zonën e Tiranës, Farkës, Petrelës, Mulletit, atëherë sigurisht që ekonomia jonë s’ka të ardhme”, theksoi Veliaj.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito vlerësoi investimin e bërë në këtë zonë, si një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë lokale. “Është një investim shumë i mirë në zonën e Farkës, ku ka 86 punonjës të kësaj zone që punojnë për këtë fermë, restorantin, pra gjithë ciklin, nga prodhimi e deri te konsumimi”, tha ajo.

“BioFarm Alpin” në Lundër mbarështron 110 krerë dhi me origjinë franceze, të cilat garantojnë një rendiment të lartë dhe cilësi, duke i ofruar tregut shqiptar prodhime blegtorale bio dhe me standarde higjieno-sanitare.

ma.me

Next Post
Video/ Përplasen makinat, shoferët dajak njëri- tjetrit në mes të qytetit

Video/ Përplasen makinat, shoferët dajak njëri- tjetrit në mes të qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

Konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës, adoleshenti i sulet shokut me biçak

September 22, 2026
Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

Përtej entuziazmit të Sali Berishës për hetimin ndaj kreut të SHISH

September 22, 2026
VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

Vivienne Jolie shet punimet e saj artistike në një treg të Los Angelesit, e shoqëruar nga vëllai binjak

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat – 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

September 22, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com