• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj takim me komunitetin arbëresh në Abruzzo: “Komuniteti arbëresh i bën nder të dy vendeve”

by Java News
06/12/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Itali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim të hapur në Universitetin D’Annunzios në rajonin e Abruzzos, me studentë, sipërmarrës dhe administratorë, për të diskutuar mbi modelet e zhvillimit të qyteteve. I shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, kryebashkiaku Veliaj bëri një paraqitje të Tiranës gjatë periudhës së tranzicionit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te punët dhe zhvillimi që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në dy vitet e fundit.

“Kemi vendosur të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Pra, të mos mjaftohemi thjesht duke u dhënë zgjidhje emergjencave të momentit, por duke investuar tek e ardhmja. Kemi vendosur të ndërtojmë një model zhvillimi të qëndrueshëm për qytetin; të përballemi me nevojat e së tashmes, pa rrezikuar nevojat e së ardhmes; të mos veprojmë duke menduar sikur nuk ka një të ardhme pas mbarimit të mandatit tonë, por të investojmë për Tiranën e brezave që vijnë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë fjalës së tij në Universitetin .

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës, krahas investimeve në infrastrukturën urbane, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe zgjidhjeve inoavative, që gjithashtu lehtësojnë aksesin e qytetarëve te shërbimet. “Çfarë e bën një qytet më të mirë? Ekonomia, shërbimet dhe infrastruktura, pa dyshim. Por, edhe inovacioni, rekreacioni, arti, kultura dhe mjedisi. Për herë të parë në historinë e Tiranës kemi vendosur të marrim parasysh edhe këta elementë, duke i konsideruar si investime strategjike për të ardhmen e qytetit. E nisëm punën tonë, duke ndërtuar një raport të ri me qytetarët, sepse kur sjell një ndryshim të tillë, është e domosdoshme t’i bësh qytetarët aktorë kryesorë të këtij ndryshimi, sidomos të rinjtë dhe fëmijët, të cilët nisur nga eksperienca jonë dhe jo vetëm, janë ata që përqafojnë më shpejt ndryshimin, por janë gjithashtu edhe mbështetësit më të mirë të ideve të reja”, tha Veliaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, kryebashkiaku i Tiranës, i shoqëruar edhe nga Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso, zhvilloi edhe një vizitë në komunitetin arbëresh që jeton aty. Ai vizitoi panairin e prodhimeve dhe artizanëve të arbëreshëve të zonës, ndërsa theksoi se komuniteti arbëresh është një urë lidhëse shumë e fuqishme për miqësinë që ekziston mes Italisë dhe Shqipërisë. “Besoj se ekzistenca e komunitetit arbëresh është edhe një kompliment i madh për Abruzzon dhe Italinë. Shqiptarët ndodhen kudo, por jo në çdo vend kanë gjetur një derë të hapur dhe një komunitet mikpritës si këtu. Mendoj që është një kompliment për Italinë që konsiderohet një vend me mendje dhe zemër të hapur. Besoj se komuniteti arbëresh i bën nder të dy popujve, kanë marrë më të mirën e Shqipërisë, me më të mirën e Italisë dhe kanë ndërtuar një komunitet që është një shembull i shkëlqyer”, theksoi ai.

Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso falenderoi kryetarin Veliaj për vizitën dhe vlerësoi punën që ai po bën në krye të Bashkisë së Tiranës. “Po mbaj një premtim të cilin e kam bërë para 20 vitesh, kur isha në krye të Rajonit, ndaj kam sjellë kryebashkiakun e Tiranës, z. Erion Veliaj, një kryebashkiak shumë i zoti, një ndër kryebashkiakët më të aftë. Pse insistojmë kaq shumë? Sepse ky vend ka identitet, kulturë, origjinalitet të cilin e vlerësojmë shumë dhe ka një frymë komunitare që më vjen mirë ta shoh kaq të kultivuar. Unë dua të falenderoj shqiptarët e Abruzzos, të cilët janë një faktor i rëndësishëm, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, duke ndihmuar në aktivitetin ndërtues më kompleks që bëjnë italianët, abrucezët”, tha Presidenti i Rajonit të Abruzzos, Luciano D’Alfonso.

Ndërkaq, kryetari Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Abruzzos, D’Alfonso mbollën edhe një pemë në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi në Piazza Italia.

Next Post
Meta takon Prodin: Të ndërtojmë një simbol të turizmit shqiptar

Meta takon Prodin: Të ndërtojmë një simbol të turizmit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët -

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët –

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com