• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana me autobusë elektrikë, kryebashkiaku Veliaj: Në vjeshtë nis testimi në rrugë

by Java News
26/08/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Prefekti i Tiranës, Admir Abrija, inspektoi përfundimin e projektit dhe theksoi se ky ishte një investim i munguar prej vitesh dhe që i shërben 800 banorëve të këtij fshati.

“Pas investimit të parë që bëmë në Krrabë, duke lidhur aksin e autostradës me Krrabën, një investim që nuk ishte prekur me dorë prej 60 vitesh, tani kemi filluar në nivel kapilar në të gjithë degëzimet e fshatrave të njësisë administrative Krrabë”, tha kryetari Veliaj. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë në fshatrat që shtrihen përgjatë rrugës së vjetër Tiranë-Elbasan vijnë edhe si një përgjigje e Bashkisë së Tiranës për të amortizuar kostot që solli ndërtimi i autostradës për këtë zonë.

 “Patjetër që jemi të gëzuar që qeveria qendrore po bën autostradën Tiranë-Elbasan, shkohet më shpejt nga Tirana në Elbasan, por kjo vjen edhe me një risk, që i kthen shumë prej fshatrave dhe vendbanimeve përreth autostradës në xhepa. E vetmja mënyrë se si mund ta shmangim këtë është që të vazhdojmë me këtë buqetë investimesh në të gjitha rrugët kapilare, pra nga akset kryesore në fshatra dhe në lagjet e tyre, që e bën më të vizitueshme, që rrit vlerën e pronës, që fton njerëz nga Tirana o për të konsumuar një vakt, o për të blerë produkte bujqësore, o për t’u argëtuar në natyrë, me hiking, me ekskursione të ndryshme. Kjo është e vetmja mënyrë se si i garantojmë të ardhme kësaj zone”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe transportit publik. Ndaj, ai dha lajmin për të gjithë qytetarët e Tiranës, se shumë shpejt Bashkia e Tiranës do të nisë testimin se si do të funksionojnë mjetet elektrike të transportit publik. “Po investojmë tek rrugët, por edhe tek mjetet e reja të transportit. Sapo kemi konfirmuar që këtë vjeshtë Tirana të jetë qyteti ku do të testojmë autobusët elektrikë për herë të parë, për të parë se si përgjigjen me parametrat e rrugëve të Tiranës, të motit, të temperaturës dhe të distancave të linjave tona. Me të kaluar me sukses periudhën e testimit do të bëjmë porositë për t’u siguruar që Tirana është avangardë në Evropën Juglindore, kur vjen puna edhe tek cilësia e transportit, por sigurisht edhe tek infrastruktura që na mundëson transporti”, bëri të ditur Veliaj.

 Rrugët e brendshme të fshatit Mushqeta ishin në trajtë natyrore, të patrajtura me shtresa, gjë që shkaktonte probleme në qarkullim, si në kohën e dimrit për shkak të baltës, ashtu edhe në kohën e verës nga sasia e madhe e pluhurit. Në total, ato kanë një gjatësi 1500 metra dhe janë të pajisura me sinjalistikën e nevojshme, ndërsa në një pjesë të mirë janë shoqëruar edhe me ndërtimin e mureve mbajtëse.

Next Post
Ja se çfarë i la invalidët e luftës së Kosovës pa pensione

Paratë mbaruan, veteranët e UÇK-së s’ marrin pensionin e gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

June 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Post protestë\ E pabarabarta s’bëhet e barabartë

June 23, 2026
Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

June 23, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

June 23, 2026
Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

Ronaldo në qendër të kritikave, Martinez i beson për ndeshjen vendimtare ndaj Uzbekistanit

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In