• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton punimet: Sheshi Skënderbej, xhevahiri i Tiranës hapet në qershor

by Java News
04/03/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fillimin e procesit të mbjelljes së pemëve dhe shtrimit të gurëve, punimet për Sheshin “Skënderbej” janë në fazën e fundit.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi projektin dhe theksoi se ashtu sikurse është premtuar, sheshi do të hapet për publikun në qershor.

“Jam shumë entuziast sepse po hyjmë në një fazë të re të Sheshit ‘Skënderbej’, i cili do të hapet në qershor. Për të gjithë ata që kishin dyshime se sheshi do të ishte vetëm një hapësirë e madhe me pllaka, sot në fakt po provojmë të kundërtën; do të jetë ashtu siç e kërkuan qytetarët: gjysma e hapësirës, pra pjesa qendrore, me gurë, ku do të organizohen aktivitete, koncerte, panaire të ndryshme, kurse gjysma tjetër me bimësi”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se në total do të mbillen dy mijë drurë frutorë, si dhe bimësi tjetër për të gjelbëruar të gjithë zonën.

“Kemi filluar mbjelljen e drurëve frutorë dhe dekorativë, gjithsej dy mijë pemë; do të mbillen edhe rreth 5 mijë shkurre me nivele të ndryshme, për t’i dhënë sheshit një peizazh me disa kate. Fillimisht kemi nisur mbjelljet në hapësirën përreth Muzeut Kombëtar, e mandej do të vijojmë përreth godinave të tjera, teksa përfundojmë parkingun nëntokësor dhe elementët e tjerë”, u shpreh ai.

Në ndryshim nga vitet e tjera, ku pemët që mbilleshin donin disa vite të rriteshin, ato tashmë mbillen të gatshme për të konturuar gjelbërimin e sheshit “Skënderbej”.

“Do të jemi gati në fund të pranverës me thuajse të gjitha mbjelljet. Nuk kemi preferuar të vazhdojmë me stilin që gjetëm në Bashkinë e Tiranës, ku mbilleshin disa pemë anemike sa për të thënë që mbollëm pemë. Shumica e pemëve që po vijnë janë të rritura. Kjo do të thotë se nuk do të kërkohen 50 vite që Tirana t’i gëzohet gjelbërimit. Siç e keni parë, pishat e buta që po konturojnë Pallatin e Kulturës dhe hyrjen veriore të Sheshit “Skënderbej” janë tashmë pemë të rritura, pra në një moshë moshatare të ngjashme me pemët e pishave të buta që kemi në bulevardin ekzistues”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se sheshi kryesor do të ketë edhe disa hapësira të vogla për aktiviteteve të ndryshme.

“Mënyra sesi është konceptuar Sheshi “Skënderbej” është me disa hapësira: përreth sheshit kryesor do të kemi 11 lulishte me tematika të caktuara, një kopësht librash, një tropikal, një kopësht me fruta dhe drurë frutorë tipikë të zonës së Tiranës etj. Ndaj besoj se për të gjithë ata që do të duan të kalojnë kohën në natyrë, po ndërtojmë një park në zemër të qytetit, aty ku më përpara ishte vetëm një rotondo makinash. Nëse do vazhdojmë me këtë ritëm, natyrisht që do ta kapim Qershorin. Mandej, do të vazhdojmë me të gjithët elementët e tjerë dhe lulishtet anësore të Sheshit Skënderbej”, tha Veliaj.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë nga 11 lulishte të ndryshme, veshje me gurë dekorativë e natyralë nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

Next Post
Trump dhe torollakët e politikës shqiptare

Radikalët serbë, Ivanov dhe Lulëzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Bllokimi i pagave / Gjyqtarët e prokurorët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj dhe drejtuesit e Thesarit

September 10, 2026
Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

Dhunoi disa kalimtarë, arrestohet 33-vjeçari, procedohen 15 të tjerë pas tubimit në Tiranë

September 10, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

“Helsinki” letër Burgut 313: Jepini fund shkeljes së të drejtave të ish-presidentit Meta

September 10, 2026
“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Debati për pagat e gjyqtarëve, Gogu: Vendimin do ta marrë Kuvendi

September 10, 2026
Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

Sllovakia i del sërish kundër BE-së, bllokon sanksionet ndaj Rusisë

September 10, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

September 10, 2026
“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

“Njerëzimi mund të zhduket deri në vitin 2030”, ligjvënësit amerikanë sulmojnë kompanitë e AI: Shumë shqetësuese

September 10, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj përballë standardit të ri të Gjykatës së Lartë: A do të zbatohet ligji njësoj për të gjithë?

September 10, 2026
“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

“Flasim Shqip”/ Rama: Dhjetëra mijëra “ushtarë” të krijuar në laboratorët e teknologjisë sulmojnë hapësirën digjitale

September 10, 2026
Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

Lidhjet mes politikës, klubeve dhe tifozëve: Madhërimi i Mlladiçit pa reagime dhe sanksione

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com