• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj falenderon këshilltarët që votuan buxhetin, ja investimet që do kryhen në Tiranë

by Java News
22/12/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi sot 32 këshilltarët të cilët miratuan dje Buxhetin për vitin 2018, i cili do të garantojë procesin e transformimit të qytetit të Tiranës si dhe do të japë një mbështetje edhe për politikat mjedisore.

Velia shkruan se nga buxheti 2018, Tirana do përfitojë 17 shkolla të reja, 2 terminale, 10 mijë pemë, 67 rrugë e 200 blloqe pallatesh.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë për aksionin e nesërm të pastrimit në të gjithë Tiranën, tha se shumica e qytetarëve dhe e anëtarëve të këshillit Bashkiak konfirmuan që nuk duan bllokimin, por që punët të ecin përpara.

“Me buxhetin që kaluam dje, dhe dua të falenderoj të 32 këshilltarët. Unë isha këtu, ishin 32. Mediat ishin këtu ishin 32. Sekretariati ishte këtu, ishin 32. Firmat u hodhën, ishin 32. Kështu që për ata që nuk ishin këtu dhe që në imagjinatën e tyre do të donin që të mos kishte shumicë për progresin e tyre qytetit. Më vjen shumë keq që ju zhgënjyen, por mesa duket jo vetëm shumica dërrmuese e qytetit dhe shumica dërrmuese e këshillit do që gjërat të shkojnë para. Blloko këndin e lojërave pa sukses, blloku sheshin Skënderbej pa sukses. Blloko pazarin e ri pa sukses. Blloku pastrimin e qytetit pa sukses. Njerëzit nuk dua më bllokim. Janë lodhur dhe janë disa herë më të lodhur nga politika. Kështu që dua të falënderoj të 32 këshilltarët për një votim ekzemplar, dhe një mazhorancë absolute që ne kemi në bashki”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se nëse të tjerët duan që të sfidojnë Bashkinë e Tiranës, të marrin pjesë në aksionin e pastrimin të Tiranës si dhe në mbjelljen e pemëve, duke kontribuar për kryeqytetin dhe jo duke u bërë bllokues.

 “Ju them atyre të merren me një punë tjetër. Këtë bashki nuk e bllokojnë dot më dhe punën e këtij qyteti nuk e bllokojnë dot më. Një nga gjërat që i sfidoj është që nëse i duan qytetin, të vijnë njerëzit për pastrim. As s’do të ishte  bukur që të kishim nesër edhe dy partitë e opozitës për pastrim, të merrnin edhe ata qeset të jepnin edhe ata një model. Por të bllokosh që unë të punoj dhe që ne të punojmë, kjo nuk është sfidë, është budallallëk dhe është një gjë që ka dalë nga moda. Sfida ime për ata është nëse mund të mbjellin ata më shumë , nëse pastrojnë plehra më shumë se ne. nëse ata mund të sjellin ide shumë më të mira se tonat”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur në aksionin e nesër, Kryetari Veliaj deklaroi se Tirana është shumë herë më e pastër se dy vite më parë.

“Ne do të vijojmë me nisma të tilla dhe më vjen mirë që nga një situatë ku e nisëm dy vite më parë ku Tirana kishte mbi 300 hot spote, ne kemi identifikuar për pastrimin nesër rreth 35. Do të thotë që është dita me natën me çka qenë. Në këtë sens, do të doja shumë që përkrah pastrimit nesër ne të përfshijmë gjithë komunitetin, ndërlidhësit në komunitet, të përfshijmë administratorët e pallateve. Vetëm kur ne fillojmë e pranojmë që këtë faj e kemi 100% vetë, atëherë mund t’i dalim zot. Unë them që ky është viti ynë, ky është realisht viti ynë dhe Tirana është sot pa dyshim jo vetëm qyteti më i pastër në Shqipëri, një nga më të pastrit në Ballkan në nivel kryeqytetesh me kaq popullsi, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë prezantoi edhe planin e masave të marra për pastrimin e qytetit të Tiranës, veçanërisht në 35 pika ku do të përqendrohet edhe aksioni.

a.ç

Next Post
Neymar nuk e fsheh ambicien: Te Real Madridi do ta zëvendësoj Ronaldon

Neymar nuk e fsheh ambicien: Te Real Madridi do ta zëvendësoj Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com