Vdekja tragjike e ish deputetit dhe publicistit të njohur Gilman Bakalli javën e kaluar, ka marrë një minutë heshtje në parlament. Por ndryshe nga çmund të pritej, kërkesa për nderimin e një ish deputeti të PD-së ka ardhur nga ministri i brendshëm Tahiri, i cili ka ironizuar parafolësin, ish kryeministrin Berisha.
“Prita që të jepje një minutë heshtje për ish-deputetin tënd, por s’e bëre. Po e bëj unë. E gjej unë me vend, i nderuar kryetar i parlamentit, të nderuar deputetë, që për ish kolegun tonë, një ish-deputet, një shqiptar i mirë, një shkodran i mirë, i kërkoj Parlamentit të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Tahiri./java/a.k