• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtarakët ndihma për 200 familje të përmbytura, Xhaçka: FA e angazhuar

by Java News
17/12/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Nëpërmjet një nisme të ndërmarrë nga vetë FA-të, përmes një kontributi financiar, ata i kanë ardhur në ndihmë më shumë se 200 familjeve. Ndihmat, të cilat konsistojnë në veshmbathje, ushqime, detergjente si dhe vlerë monetare, do t’u shpërndahen familjeve që kanë nevojë për mbështetje gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se, pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara.

“Unë jam shumë e kënaqur, që marr pjesë në këtë nismë, që në fakt është nismë e efektivëve të FA-ve, për t’u bërë ballë, bashkë me 16 vende të Europës, me 13 organizata ndërkombëtare, me dhjetëra kompani private, me qindra qytetarë, të cilët kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Kjo ndihmë sot është një ndihmë modeste, por shumë domethënëse e efektivëve tanë, për t’u bërë bashkë, me të gjithë ata që duan t’i japin një dorë dhe të ndihmojnë në rehabilitimin e të gjithë atyre qytetarëve të prekur nga përmbytjet”– tha ministrja Xhaçka, e cila theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.

“Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”-nënvizoi ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i cili falënderoi si ushtarakët ashtu edhe civilët për kontributin e tyre. “Sot jemi për të prekur një gjest solidariteti dhe humanizmi të personelit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga përmbytjet. Janë ndihma të mbledhura nga ushtarë të thjeshtë, nënoficerë, oficerë, civilë që ndoshta nuk e kanë kuletën e madhe, por kanë zemrën e madhe për t’i  ardhur në ndihmë të gjithë atyre dhe për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen”- u shpreh ai.

Ndihmat me produktet bazë për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e fundit, janë mbledhur nga çdo strukturë apo repart i Forcave të Armatosura, dhe do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse. /a.ç

Next Post
Maqedonia pret propozimin e Nimetz-it për emrin

Maqedonia pret propozimin e Nimetz-it për emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton betejën, por humb ‘mëkatarët’ që e shkarkuan

A mund të mbyllet reforma pa u dëgjuar Veliaj?

June 26, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

June 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 Qershor 2026

June 26, 2026
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

June 26, 2026
Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt

June 26, 2026
Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

June 26, 2026
“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rikthehen tensionet në Hormuz, Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

June 26, 2026
Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

Aksident i frikshëm në Sarandë, makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

June 26, 2026
Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Dosja “5D” / GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

June 26, 2026
VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In