• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A u blenë vota në territorin e Bashkisë së Tiranës?

by Eduard Zaloshnja
10/07/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA EDUARD ZALOSHNJA

Akuzat për blerje votash po fluturojnë nga të gjitha anët pas zgjedhjeve, publikisht e privatisht. PD-istët akuzojnë PS-në për blerje votash, ndërsa PS-istët akuzojnë LSI-në…

Është e vështirë të analizohen statistikisht këto “akuza” në të gjitha zonat e vendit, por vlen të analizohet se sa arriti secila parti kryesore të thithë vota nga rezervuari i saj natyral në territorin e Bashkisë së Tiranës (jo të qarkut të Tiranës).

Kjo bashki përbën barometrin më të mire electoral të vendit, në Tiranë nuk arriti ta fitojë mandatin Ramiz Alia në vitin 1991, ndërkohë që partia e tij mori 67% të mandateve në zonat e tjera (ndërsa një vit më pas, pjesa tjetër e Shqipërisë ndoqi shembullin e Tiranës, duke i dhënë parties së Ramiz Alisëvetëm 33% të mandateve).

Secila parti u fut në garën e 25 qershorit me synimin që të merrte sa më shumë vota nga rezervuari natyral elektoral i tyre, e madje të shkonte edhepërtej tij. Rezervuari natyral elektoral i një partie kryesore të caktuar përbëhej nga votuesit që kishin votuar para katër vjetësh për të dhe për partite satellite të saj, si dhe nga bijtë e këtyre votuesve (që kishin mbushur moshën për votim).

Nga analiza e të dhënave të KQZ-së përzgjedhjet e 25 qershorit, rezulton se PD plus PR (e cila ishte formalisht në garë si aleate e saj) thithën vetëm 65% të votive të rezervuarit të tyre elektoral. Ndërsa një parti tjetër “e djathtë”, FRD-ja,thithi vetëm 17% të votive të rezervuarit të saj elektoral (shihni grafikun shoqërues).

Në krahun“e majtë”, PS-ja thithi mbi 90% të votive të rezervuarit të vet elektoral, me një deficit prej 18 mijë votash, krahasuar me rezervuarin e saj. Një pjesë e mirë e deficitit mund të shpiegohet me 8700 votat që mori në Tiranë LIBRA e Ben Blushit, ndërsa pjesa tjetër me rritjen e LSI-së me 12 mijë vota përtej sinorit të vet elektoral.

Në 25 qershor, numri i pjesmarrësve në zgjedhje ishte rreth 60 mijë më i vogël sesa rezervuari natyral i pjesëmarrjes totale në Tiranë. Ndërkohë, deficit në pjesëmarrjen e votuesve “të djathtë” (PD+PR+FRD) ishte 54 mijë. Mospërputhja prej 6 mijë votash në këtë rast, korrespondon me rritjen e PDIU-së me 2000 vota përtej sinorit të vet elektoral, si dhe me votat që morën dy parti të reja, si SFIDA dhe APD.

Duke zbritur nga niveli makro i analizës (në rang bashkie), në nivelin mikro (për çdo qendër votimi), konstatohet se në shumicën dërrmuese të 896 qendrave të votimit në territorin e BashkisësëTiranës, ka një korelacion të fortë të rënies së numrit të pjesëmarrësve dhe rënies së numrit të votive “të djathta”. Vetëm në fare pak qendra votimi fshatrash në territorin e bashkisë, kandodhur transferim i votave nga“djathtas”, në “majtas”.

Në kushtet e një korrelacioni të tillë të rënies së pjesëmarrjes me rënien e numrit të votive “të djathta” (si në nivel makro e mikro), është shumë pak e mundur që në 25 qershor, të ketë patur blerje të ndjeshme votash në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Mbi 90% e votuesve të kësaj bashkie banojnë në 11 ish-minibashkitë, si dhe në zonat me pallate e vila të reja përreth tyre. Shumica dërrmuese e votuesve vetëm i përshëndesin fqinjët kur shkëmbehen nëpër shkallë apo ashensor. Votimi familjar apo fisnor (që ende vazhdon në zonat rurale të Shqipërisë) pothuaj nuk ekziston në Tiranë.Jo rrallë, edhe brenda një familjeje tiranase, burri mund të votojë ndryshe nga gruaja, oseprindërit ndryshe nga fëmijët. Në një elektorat të tillë, blerja e votive mund të funksionojë vetëm në raste sporadike.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se analiza e mësipërme satitstikore sugjeron që rënia e numrit të votive të partive “të djathta”në territorin e Bashkisë së Tiranës shpjegohet pothuaj tërësisht me rënien e pjesëmarrjes së votuesve“të djathtë”. Në qoftë se ka ndodhur, blerja e votave“të djathta”prej partive“të majta”në Tiranë do të ketë qenë sporadike. (Për lëvizjet e votive nga PS-ja te LSI-jadhe anasjelltas, duhet një analizë më vete.) /“Albanian Free Press”/a.ç

Next Post
Nderohet Namik Dokle, në epilog të misionit në Asamblenë e Detit të Zi 

Nderohet Namik Dokle, në epilog të misionit në Asamblenë e Detit të Zi 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

“Mjaft me paralajmërime!”/ Policia Bashkiake e Tiranës aksion ndaj parkimeve të gabuara: Do të merren masa

September 25, 2026
Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com