• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TURIZMI/ Neritan Ceka në krah të kreut të LSI. Meta: Turizmi në Shqipëri është keq-shfrytëzuar

by Java News
19/03/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fierit, ku u diskutua në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit. Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së z. Ilir Meta vuri në dukje potencialet e pazhvilluara të turizmit në Qarkun e Fierit por edhe në të gjithë vendin duke e cilësuar turizmin si një nga degët më kryesore që do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe ende në fillimet e veta të shfrytëzimit si potencial zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë. Madje, jo vetëm që është ende në fillim të shfrytëzimit, por kryesisht është keqshfrytëzuar. Po të shohim të gjithë qarqet kryesore të Shqipërisë, qarku që është më mbrapa në zhvillimin e turizmit praktikisht është Qarku i Fierit, ku potenciali është i jashtëzakonshëm dhe është tërësisht i fjetur”, – tha Meta duke shtuar se krahas turizmit bregdetar dhe malor, duhet punuar më shumë për promovimin e turizmit kulturor.

“Na duhet të promovojmë edhe vlerat tona kulturore. Këtë park të jashtëzakonshëm arkeologjik të Apolonisë, parkun e Butrintit dhe gjithë pasuritë e tjera kulturore, sepse në fund fare identiteti kulturor është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe jo vetëm kaq, por ne shohim që këto pasuri kulturore, kur ruhen, kur restaurohen, dhe njëkohësisht kur shoqërohen edhe me një infrastrukturë mbështetëse, padyshim që prodhojnë një mirëqenie për komunitetin në radhë të parë, por edhe për të gjithë vendin”, – theksoi Meta.

Krahas kësaj, Kryetari i LSI-së theksoi se zhvillimi i turizmit në vend do të prodhonte një mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit dhe për këtë i duhet dhënë një shans të gjithëve. “Zhvillimi i turizmit prodhon mirëqenie për të gjithë në mal, në det, në zonat këtu përreth edhe kudo. Dhe ne kemi interes që t’i japim një shans të gjithëve dhe zhvillimi i turizmit na ndihmon për këtë gjë”, – nënvizoi Meta.

Arkeologu i njohur, Prof. Neritan Ceka, në fjalën e tij tha se turizmi është një nga industritë më kryesore të Shqipërisë dhe se resurset e shumta që ka vendi, e veçanërisht Rrethi i Fierit duhen shfrytëzuar në mënyrë të integruar.

“Turizmi është industria nga më kryesoret e Shqipërisë. Unë nuk di të ketë industri kaq precize dhe kaq të përqendruar sa mund të jetë turizmi dhe ka një perspektivë. Një turizëm që fillon nga bregdeti e mbaron në Bylis dhe ka mundësi të mbarojë edhe më tutje. Unë shikoj te ky brez mundësitë që jo vetëm ta gëzojnë këtë lloj turizmi të tipit evropian, por të jenë edhe njerëzit të cilët do ta vënë në lëvizje në të gjitha drejtimet”, – tha Ceka.

Next Post
Vlorë, policia sekuestron 1 ton e 283 kg lëndë narkotike

Vlorë, policia sekuestron 1 ton e 283 kg lëndë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

“Zhvlerësimi i euros po varfëron shqiptarët“, Tabaku: Vjen nga pastrimi parave

July 19, 2026
Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

Kina dhe Mbretëria e Bashkuar në deklarata të kundërta për “British Steel”

July 19, 2026
Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve

Do bënin kontroll në resort, administratori dhe 4 punonjësit marrin peng inspektorët e Tatimeve

July 19, 2026
Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi

Pesë të mbijetuar shpëtohen pas disa ditësh në det pas mbytjes së anijes në Indonezi

July 19, 2026
Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 280 mijë hektarë pyje të djegura në dy vatra gjigante

July 19, 2026
Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Këshilli i Evropës kritikon FIFA-n: Botërori 2026 ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

July 19, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

Revolucioni i Flamingove

July 19, 2026
Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

July 19, 2026
Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

Sistemi i ri i BE-së zgjat kontrollet kufitare, rriten ndjeshëm pritjet në aeroporte

July 19, 2026
Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

Italia përballet me breshër dhe stuhi, shkencëtarët japin alarmin

July 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In