• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transporti publik, Bashkia e Tiranës rrit bashkëpunimin me Bashkinë e Vienës

by Java News
05/09/2017 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe ajo e Vienës po e rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre në fusha konkrete, që kanë të bëjnë me zhvillimin urban dhe menaxhimin e qyteteve. Pas vizitës së para pak javëve të kryebashkiakut të Vienës, Michael Häupl, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një vizitë zyrtare një delegacion të kryesuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e planifikimit urban, zhvillimit dhe ndërtimit të qytetit të Vienës, Brigitte Jilka, me të cilin u diskutuan çështje me rëndësi të përbashkët në fusha të ndryshme, si zhvillimi urban, çështjet e transportit, si dhe të përmirësimit të shërbimeve.

Kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin mes dy bashkive për shkëmbimin e eksperiencave më të mira në fusha të ndryshme, e veçanërisht të ideve inovatore për menaxhimin e qyteteve. “Unë besoj se, detyra jonë, pavarësisht se jemi qyteti më i mirë në Shqipëri, është që të bëhemi akoma më të mirë. Por, për t’u bërë më të mirë duhet të mësojmë nga më të mirët. Prej vitesh, Viena renditet si një nga qytetet më të jetueshëm në botë. Ndaj, besoj se duke bashkëpunuar me menaxherët e qytetit të Vjenës në të gjitha fushat, duke filluar nga transporti publik, te përpunimi i mbetjeve, infrastruktura, kultura, urbanistika, mund të mësojmë nga më të mirët, të sigurohemi që jo vetëm nuk bëjmë gabimet që të tjerët mund t’i kenë bërë përpara nesh, por të shijojmë idetë më inovatore për menaxhimin e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh i kënaqur që për herë të parë, pas takimit midis dy kryetarëve, tashmë skuadra e menaxherëve të qytetit të Tiranës dhe të Vienës po bashkëpunojnë edhe në nivel teknik për të trajtuar çështje të ndryshme. “Marrëdhënia jonë me Vienën është një marrëdhënie reale, ku njerëzit që kemi në krye të punëve më të rëndësishme, të qyteteve respektive, në një farë mënyre po bashkëpunojnë për t’i bërë qytetet tona akoma edhe më të mira”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Përgjithshme e planifikimit urban, zhvillimit dhe ndërtimit e Bashkisë së Vienës, Brigitte Jilka, u shpreh se qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë për qytetarët. “Ne ia kemi dalë me sukses të rrënjosim mentalitetin në qendër të Europës dhe unë besoj se kjo është një arsye e mirë që ta fillojmë këtë bashkëpunim. Qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë dhe qeverisja e mirë përfshin mendjen e hapur, përfshin shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, e gjithashtu përfshirjen e shoqërisë civile. Unë mendoj se kjo është ajo çka nisëm në Vienë dhe gjithashtu këtu në Tiranë”, tha Brigitte Jilka.

Ndërkaq, delegacioni i Bashkisë së Vienës dhe përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët ku shkëmbyen ide për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të dy qyteteve.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, prezantoi nismat e ndërmarra dy vitet e fundit dhe prioritetet në vitet e ardhshme. “Gjatë reformës administrative, qyteti është rritur në 1200 kilometër katrorë dhe hapësira për të cilën jemi përgjegjës, tani është më e madhe. Jemi rritur me 30% në popullsi. Jemi përgjegjës për thatësirën, për departamentin e zjarrfikësve, përgjigjemi për çerdhet dhe për arsimin parashkollor. Në pjesën e dytë të mandatit do të jemi më shumë të fokusuar në agrokulturë. Kështu, do të kemi më shumë mundësi në kontrollin ushqimor dhe gjithashtu, më shumë përgjegjësi dhe kontroll për çështjet mjedisore, licencat etj”, tha Mazniku.

Urbanistë, arkitektë dhe ekspertë të çështjeve të strehimit social nga e gjithë bota u mblodhën për ditë në Tiranë në Konferencën Ndërkombëtare ENHR 2017 për të diskutuar sfidat e zhvillimit të qyteteve. Gjatë punimeve të konferencës, urbanistët dhe ekspertët ndërkombëtarë u njohën me projektet e banesave sociale në Shkozë, projektet e zhvillimit në zonën e Freskut, Kasharit, Bathore, në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet, si dhe në zonën e Kënetës në Durrës. Pjesëmarrësit u njohën edhe me situatën, kushtet, sfidat dhe vështirësitë që hasin këto komunitete në drejtim të urbanizimit dhe të infrastrukturës, qasjen mbi politikat sociale dhe ndikimin e tyre në hartimin e planeve vendore.

ma.me

Next Post
Ashtu si ke këmbën ashtu ke dhe zemrën, mësoni çfarë njeriu jeni

Ashtu si ke këmbën ashtu ke dhe zemrën, mësoni çfarë njeriu jeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin për Dadon: Gjykata nuk shqyrtoi në themel padinë për emërimin si prokuror

August 13, 2026
Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

Natë e vështirë nga zjarret në Shkodër, disa vatra në Vaun e Dejës dhe Malësi të Madhe, vijon operacioni

August 13, 2026
Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

Ndërtimet shpërthejnë në 2026: Tirana arkëton 12.5 miliardë lekë, jugu përgatitet për valën e re

August 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli kundërshton prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, kërkon negociata me MIE

August 13, 2026
Dita e 48-ë e protestës përpara Kryeministrisë, zbehet dukshëm pjesëmarrja (VIDEO)

Zotërinj “kamarierë”, mbrojeni kauzën, shërbejeni protestën të pastër

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

VIDEOLAJM / Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e Qeverisë së Kosovës

August 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona të territorit

August 13, 2026
Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

Sporti në zi! Ndahet nga jeta ish-futbollisti i spikatur i Flamurtarit gjatë viteve ’80

August 13, 2026
Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

Flakët përfshijnë Abazen në Krujë! Digjet masivi pyjor i Lofkëndit në Mallakastër! Në hyrje të Komanit zjarret rrezikojnë banesat

August 13, 2026
Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com