Tragjedia/Krokodili mbyt gazetarin e njohur të Financial Times

Paul McClean (24 vjeç), gazetar në “Financial Times” ka ndërruar jetë të enjten, pasi u sulmua nga një krokodil në Sri Lanka. Bëhet e ditur se McClean kishte udhëtuar në këtë ishull për pushime me shokët e tij.

Një dëshmitar i rastit, i cili ishte rreth 10 metra larg në atë kohë, tha se papritmas dëgjoi një peshkatar që bërtiste.

Ai kishte vrapuar dhe një peshkatar i kishte thënë se një krokodil ka tërhequr një turist, shkruan The Washington Post, transmeton Express.

“Në minutat e fundit i pamë gishtat, u munduam ta gjejmë edhe trupin por s’e gjetëm”- thotë ky dëshmitar. Pasi nuk arritën ta shpëtonin, ata thirrën autoritetet lokale. Ndërsa të premten në mëngjes u gjend trupi i gazetarit.

Të premten në mëngjes, marina zbuloi një trup në lagunë, rreth 50 metra nga bregu. U identifikua si trupi McClean. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU