Policia e Shtetit ka zbuluar një tjetër tunel të përshtatur si laborator për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit.
Laboratori u zbulua në zonën e Shkozës, në një tunel në vjetër i cili ishte përshtatur me llaba ngrohëse për kultivimin e bimëve narkotike në ambjent të mbyllur.
Gjatë operacionit policia arrestoi 4 persona ndëkrohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i plote
Policia e Tiranës në vijim të Planit të veprimit, vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Sot datë 14.04.2017 nga shërbimet e Komisariatit Policisë Nr 1, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve kultivoheshin bimë narkotike, ka organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.
Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Nga shërbimet policore është bërë shoqërimi i disa shtetasve dhe po vijojnë veprimet proçeduriale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ushtron kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje.
/a.m.