• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tiranë/ Ish- banori i ‘Big Brother’ i prezantohej si këshilltar ministrash qytetarëve për kredi të butë dhe i zhvaste!

by Java News
13/12/2016 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantohej si punonjës i bashkisë apo Ministrisë së Brendshme dhe duke u premtuar njerëzve kredi me norma të buta interesi u zhvaste atyre shuma të konsiderueshme parash dhe valutë të huaj.a6-117

Në këtë mënyrë e kishte organizuar skemën e mashtrimit Elton Tozaj, i cili rrezikon një dënim deri në 8 vjet burg për mashtrime ndaj disa personave dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas prokurorisë, Tozaj të paktën në tre raste u ka marrë viktimave të tij nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë të reja, pasi i kishte mashtruar se do t’i fuste në listën e personave që përfitonin kredi të buta nga bashkia.a8-84

Këtë skemë ai e aplikonte edhe duke u prezantuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme dhe për t’u bërë sa më i besueshëm u paraqiste viktimave formulare apo dokumente që i falsifikonte me firmën e ministrit Saimir Tahiri, ose të titullarëve të tjerë të lartë.

Madje, në një rast ai ka mashtruar edhe një biznesmen, të cilit i premtoi se do ta rregullonte që të merrte me qera vilën 31 në zonën e ish-Bllokut.a1-166

Për këtë mashtrim të radhës, Tozaj kishte marrë një shumë prej 7 mijë dollarësh dhe 5 mijë eurosh, ndërsa çimimi i qerasë do të ishte 3 dollarë për m2.

Por duket se këto mashtrime ishin kthyer në një mani për të pandehurin pasi vite më parë ai kishte qenë sërish i dënuar për të njëjtën akzuë, pasi mashtronte personat e interesuar për t’u pajisur me dëshminë e taksistit dhe u merrte atyre shuma që varionin nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

Edhe këtë mashtrim ai e realizonte duke u prezantuar si këshilltar i ministrave të ndryshëm, si dhe duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Pas pretencës së prokurorisë, e cila kërkoi dënimin e Elton Tozajt me 8 vite burg, pritet vendimi i gjykatës./tch/a.k

a7-101

Next Post
Analiza/ Që PD të mbajë premtimet e saj… duhet që rritja ekonomike të jetë 38%!

Analiza/ Që PD të mbajë premtimet e saj... duhet që rritja ekonomike të jetë 38%!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

April 27, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

April 27, 2026
“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

April 27, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

April 27, 2026
Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

April 27, 2026
Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

April 27, 2026
Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

April 27, 2026
Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

April 27, 2026
“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In