• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana, 97-vjet kryeqytet, Seferi: Po ndërtojmë një qytet evropian përmes sfidash të panumërta

by Java News
11/02/2017 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në kuadër të 97-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, Bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh të rëndësishme. Fillimisht nënkryetarët e Bashkisë, Andi Seferi dhe Abaz Hado, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të familjeve tiranase, zbuluan në zonën e Kasharit pllakatën përkujtimore në nder të asaj dite ku qytetarët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë morën në mbrojtje përfaqësuesit e organeve drejtuese të shtetit shqiptar të zgjedhur nga Kongresi i Lushnjes.

Ndërkaq, në sallën “Lumo Skëndo” të Bibliotekës Kombëtare u zhvillua edhe një konferencë shkencore, ku morën pjesë historianë dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të kryeqytetit.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi u shpreh se ky 97-vjetor e gjen Tiranën një qytet ku punohet çdo ditë me përkushtim për ndërtimin e një qyteti evropian.

“Siç e keni parë Tirana ka filluar të lëvizë, punohet në çdo lagje, në çdo rrugë, në parqe, lulishte, me shtimin e sipërfaqeve publike; pak nga pak jemi duke çuar përpara atë që u nis në 1920. Sfidat që kemi përpara sot janë pa dyshim të ndryshme me ato të 1920, nuk rrezikojmë as luftë, as ndryshim kufijsh, por thelbësore është që duam të ndërtojmë një qytet evropian. Është një projekt ku duhet ndihma e çdo banori të Tiranës”, tha Seferi.

Ai deklaroi se kryeqyteti, përgjatë gjithë këtyre viteve, ka mirëpritur me bujari qytetarë nga të gjitha zonat e vendit, duke u dhënë një mundësi për një jetë më të mirë.

“Është e njëjta frymë bujarie dhe solidariteti mbi të cilën u ngrit Tirana, qysh në fillimet e saj, e njëjta frymë me të cilën Tirana ka mirëpritur dhjetëra e qindra mijëra qytetarë nga çdo anë e Shqipërisë, të cilët kanë gjetur strehë dhe mundësi për një jetë më të mirë”, tha nënkryetari i Bashkisë.

Seferi u shpreh se Tirana i ka të gjitha mundësitë që të bëhet qendra më e bukur e rajonit.

“Projektet e mëdha infrastrukturore për të cilat po punohet, janë në fakt veç një element i transformimit të Tiranës. Po punohet me vrull e vendosmëri edhe për të transformuar shumë shërbime të tjera si ndërtimin e shkollave, menaxhimin e mbetjeve, lëvizshmërinë, dixhitalizimin dhe sa e sa shumë projekte të tjera në shërbim dhe në respekt për mjedisin”, tha ai, duke shprehur bindjen se për 98-vjetor, Tirana do të jetë një qytet akoma më i mirë.

“Do jetë një qytet me një shesh qendror nga më të bukurit në rajon, sheshin “Skëndërbej”, një Pazar të ri të mbuluar, që do jetë një qendër turistike dhe rekreacioni, me transport publik modern dhe me shumë standarde të tjera që po i arrijmë të gjithë bashkë. Por ashtu sikurse ka treguar historia, puna në Tiranë nuk mbaron kurrë”, përfundoi Seferi.

ma.me
Next Post
Vrasja e dyfishtë në Fier, 29-vjeçarja Ermira Arapi, që u vra nga i dashuri, ishte shtatzënë

'NDESHKIMI'/ Gruan e vrarë nga i dashuri, familja e bashkëshorit s'pranon ta varros në Fier  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
Gjyqi i Lindsay Clancy përfundon pa vendim, juria dështon të arrijë unanimitet për vrasjen e tre fëmijëve

Gjyqi i Lindsay Clancy përfundon pa vendim, juria dështon të arrijë unanimitet për vrasjen e tre fëmijëve

September 4, 2026
Lëkundje tërmeti në Elbasan, detajet e para

Lëkundje tërmeti në Elbasan, detajet e para

September 4, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Një histori gazmore me telefona, roje dhe drejtësi të posaçme…

September 4, 2026
“Do ikje nga politika po të kthehej Saliu me Mulin…”, Rama-Bardhit: Bëre mirë që s’e kallëzove Olsin se do përfundoje si Babale Salianji

Rama paralajmëroi shpronësimin e tokës së sherrit në Vlorë, Bardhi: Gjobë për shqiptarët, SPAK të veprojë!

September 4, 2026
Nëse AfD merr pushtetin, fëmijët me aftësi ndryshe nuk do hynin në shkolla normale

Nëse AfD merr pushtetin, fëmijët me aftësi ndryshe nuk do hynin në shkolla normale

September 4, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

September 4, 2026
Superiore/ Egnatia mund Skënderbeun dhe bën ‘tre nga tre’ dhe merr kryesimin (VIDEO)

Superiore/ Egnatia mund Skënderbeun dhe bën ‘tre nga tre’ dhe merr kryesimin (VIDEO)

September 4, 2026
Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com