• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tani që Basha mbeti vetëm, e cilësojnë… kryetar!

by Ben Andoni
14/09/2019 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria po përballet me një nga situatat më absurde të saj politike. Përballë një maxhorance që po bëhet gjithnjë e më shumë cinike kemi dy lloj opozitash: një syresh zyrtare, e cila ka zënë për inerci vendin e opozitës së dikurshme, pas largimit nga parlamenti dhe tjetra, ish-opozita parlamentare e cila zhvillon jetën e saj jashtë sistemit. Pa i gjetur dot ngjashmëri të afërta në dy dekadat e fundit si fenomen, vendin tonë e shqetëson një problem i madh për të ardhmen: Nëse do të punohet ndonjëherë si duhet për Kodin Zgjedhor!

Për shqiptarët është bërë e qartë se problemi nuk janë thjesht procedurat zgjedhore, që gjithsesi kanë një rol të madh dhe duhen ndryshuar medoemos por edhe sistemi zgjedhor, i cili ka treguar se nuk funksionon për asnjë logjikë. Specialistë të ndryshëm kanë afruar logjikshëm asistencë përmes shkrimeve analitike por edhe kanaleve të tjera, teksa duket qartë se të dy të fuqishmëve politikë të vendit, respektivisht PS dhe PD nuk i intereson. Së pari, bie struktura e tanishme ku çdo gjë kalon përmes dorës së Njëshit dhe klaneve afër tij, së dyti status quo-ja e tanishme mes tyre nuk është se nuk ia vlen për ta.

Problemi duket se mund të marrë jetë dhe të zgjidhet nga zhvillimet që mund të bëjë Opozita jashtë parlamentare. Që do të thotë se Lulzim Basha ‘ka arritur’ fitoren e madhe të parë në gjirin e partisë së tij. Çdo dështim ia mveshin atij dhe vetëm atij, aleatët një nga një po tregojnë se ai u nxitua, kurse Sali Berisha, presidenti i nderit i PD-së dhe ai që besohet/ej se ishte kryetari i vërtetë, është tërhequr (Kuptueshëm prej energjisë dhe moshës) duke konfirmuar se ai është… luajal me kryetarin Basha.

Le të shkëputemi fare pak: Dihet mirë se çdo herë pas viteve zgjedhore palët akuzojnë dhe pastaj pasi e harxhojnë një legjislacion të tërë me akuza dhe kundër-akuza ulen me një komision bi-partizan për rishikimin e Kodit Zgjedhor. Ky i fundit si zakonisht i shtyn punimet pa fund deri sa afrohemi te zgjedhjet e reja dhe kuptohet se bëhet zgjidhja më e mundshme e kënaqshme për të dy partitë që lë me gisht në gojë partitë e vogla. Raporti i radhës së OSBE/ODHIR e përsërit gjithçka nga fillimi përmes gjuhës karakteristike: Pati zgjedhje, por duhet një Kod Zgjedhor më i përshtatshëm…!

Vetëm se këtë herë duket se Reforma Zgjedhore është vënë kusht i padiskutueshëm dhe një nga njerëzit e Administratës së lartë amerikane ua bëri të qartë shqiptarëve. Por a do mundet ky Kod i ri, i cili duhet të ketë bashkëpunëtorë një maxhorancë dhe dy opozita paralele të funksionojë?! Të vegjlit kanë filluar nuhatjen se diçka nuk shkon kurse Bashën kanë filluar ta braktisin në tonalitetet e larta. Mediu, Duka dhe sidomos LSI po marrin kthesa sepse u duhet të jenë në sistem, mu në atë që Basha, jo pa bekimin e Berishës, i çoi në Ferr duke i larguar pa i pyetur. Anipse, kjo për Bashën ndoshta për herë të parë ka mundësi të jetë shumë pozitive, pasi mund ta ndjejë veten kryetar de jure dhe de facto përkundrejt dhe akuzave të lodhshme si shtojcë e Berishës nga kundërshtarët dhe ato nënzë nga kinse aleatët.

A do mundet apo a duhet të ulet me Ramën në një marrëveshje të dytë?! Pas ardhjes së gjykimit të Venecias për presidentin Meta, në mesin e muajit Tetor, do fillojnë lëvizje shumë të mëdha, për integrimin në sistem. Ndërkohë, që i vetëm Lulzim Basha duhet t’i dërmarrë që tani. Fillimisht të lëshojë te Kodi për hir të të vegjëlve dhe të godasë realisht sistemin, mu atë që e mban ende në një post, për të cilin duhet të provoj për publikun e gjerë se realisht e meriton. Veçse që tani që i kanë sytë të gjithë tek ai dhe e cilësojnë me plot gojën kryetar, Basha e ka nisur me frikë sikur të jetë në hapat e para. Duket e vështirë të mbash një trashëgimi të madhe si PD dhe për këtë duhet justifikuar. Veçse duket më e vështirë të mbash një post që e ke marrë pa bekimin e shumicës…ndaj Lulzim Basha mbetet gjithnjë i vetëm dhe pa busull. (Javanews)

 

Next Post
“Fola me budallain, thuaji edhe ti, t’i heqë të tëra, edhe Facebook-un me patjetër”, biseda e trafikantëve pas arrestimit të shokëve

“Fola me budallain, thuaji edhe ti, t’i heqë të tëra, edhe Facebook-un me patjetër”, biseda e trafikantëve pas arrestimit të shokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët e huaj që të takojnë Erion Veliajn

July 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

July 14, 2026
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

July 14, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In