Superiorja/ Fitojnë kryesuesit, Skënderbeu ruan distancën me vendin e dytë

Dy supersfida janë luajtur në kuadër të javës së 22-të të Superligës së futbollit shqiptar.

Kampionët e Skënderbeut u përballën me Tiranën në Korçë ku arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0, duke vijuar kryesimin e renditjes me 4 pikë ndaj Partizanit të vendit të dytë.

Edhe Partizani arriti të mposhtë ekipin e Kukësit në Tiranë me rezultatin 1-0.

Në supersfidën e luajtur në Korçë, sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 75-të nëpërmjet një 11-metërshi të kthyer në gol nga shkodrani Hamdi Salihi, ky do të ishte edhe rezultati përfundimtar.

Ndëkrohë, në Qemal Stafa, me të njëjtin rezultat partizani mposhti Kukësin, me golin e shënuar nga Sukaj.

Pas këtyre dy ndeshjeve situata në renditje për dy kryesuesit mbetet e njëjtë, Skënderbeu i pari me 52 pikë, ndërsa me 4 pikë pas tij vjen Partizani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU