• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Specializimet në mjekësi, 279 aplikantë për 185 vende, Beqaj: I treti vit që hap mundësi të reja

by Java News
13/02/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretin vit radhazi, janë hapur specializimet për të gjithë studentët e Mjekësisë që duan të vijojnë studimet e Nivelit të Tretë. 185 vende është kuota e përcaktuar këtë vit, ndërsa janë regjistruar për të garuar 279 aplikantë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, ndoqi nga afër për disa minuta ecurinë e procesit. Ditën e sotme, ishte faza e parë e testimit, ajo e intervistës me gojë. 19 komisione të përbëra me nga 6 anëtarë bënë vlerësimet për të gjithë kandidatët pas seancës së pyetje-përgjigjeve.

Në prononcimin e tij, z. Beqaj e vuri theksin tek vijimësia e këtij procesi, duke shtuar se këtë vit, procesi i përzgjedhjes së specializantëve në mjekësi po bëhet në bazë të Ligjit të ri të Arsimit të Lartë.

“Ka filluar sot procesi i përzgjedhjes së specializantëve në mjekësi, apo studimet e nivelit të tretë në mjekësi, siç quhen dhe ndryshe, në përputhje dhe me reformën, tashmë në zbatim, të Arsimit të Lartë. Është viti i tretë që vazhdon të ketë specializime të reja në mjekësi, gjë që, së pari, na ndihmon për të plotësuar boshllëqet e krijuara në trupën mjekësore me specialistë në të gjithë vendin. Krijojmë një vijimësi, shpresojmë që kjo të vazhdojë vit pas viti për tu dhënë një lloj sigurie dhe garancie studentëve që mbarojnë mjekësinë e Përgjithshme, që procesi është një proces në vijim”, nënvizoi  Beqaj.

Duke falënderuar Universitetin dhe Fakultetin e Mjekësisë për organizimin e procesit, i cili tashmë është kthyer në një normalitet, Ministri Beqaj tha se procesi është çliruar edhe nga përfoljet që ka pasur vitet e tjera.

“Këtë vit, praktikisht raporti është 2 me 3, pra në çdo 3 mjekë të përgjithshëm që marrin pjesë në konkurs, ka mundësi që 2 prej tyre, të mund ta zgjedhin specialitetin që është një situatë, -unë mendoj,- përgjithësisht e favorshme. Sigurisht, që përgëzimet më të mira shkojnë, në radhë të parë, për Universitetin e Mjekësisë, për Fakultetin e Mjekësisë për organizimin, sepse tashmë ky është një proces i kthyer në normalitet, por edhe një proces, i cili është çliruar nga përfolje të ndryshe që ka patur në vite të tjera, vite të mëparshme, ku ka patur edhe akuza për situata jo të ligjshme apo tentativa për mitmarrje”, theksoi Beqaj.

Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, u shpreh se “është viti i tretë që zhvillohen konkurset. Është një risi, sepse kemi tre vjet rresht që vazhdojmë të marrim specialistë. Nuk ka pasur ndërprerje siç ka ndodhur në vitet përpara. Risia e këtij viti është që gjithë organizimi kalon në Universitet mbi bazën e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë”. Gjata sqaroi më tej se “risi sivjet është, gjithashtu, që dhe intervista që po merret bëhet mbi bazën e një skeleti të përgatitur, ku të paktën të gjithë komisionet të kenë të njëjtën skelet pyetjesh që të mos kemi diferenca vlerësimesh me qenë se janë shumë komisione”.

Next Post
Gusht, shtrenjtohen ushqimet dhe shërbimi arsimor,inflacioni rritet 2%

INSTAT: Shqipëria po plaket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com