• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lirohet Ramush Haradinaj, gjykata e Colmarit rrëzon kërkesën e Serbisë për ekstradim

by Java News
27/04/2017 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirohet Ramush Haradinaj. Gjykata e Colmarit në Feancë ka dhënë vendimin përfundimtar për kreun e AAK, duke rrëzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. pas vendimit të sotëm Haradinbaj është i lirë të kthehet në Kosovë.

Vendimi vjen pas disa seancave të zhvilluara dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme nga ana e gjykatës së Colmarit për dhënien e verdiktit final.

Haradinaj u ndalua pnë 4 Janar nga autoritetet franceze ë7 zbatim të një urdhërarresti nga Serbia. Atij i’u bllokua pasaporta dhe nuk lejohej të dilte nga Franca deri në dhënien e verdiktit final.

Ai po gjykohej atje mbi akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

***

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar në lidhje me rastin e tij. Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit dhe gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit me 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

Ramush Haradinaj është optimist për vendimin e gjykatës. Ai ka qenë i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë të asaj serbe, ka thënë gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Strasbourg i Francës.

Gazetari  ka theksuar se në një bisedë që ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999, njofton Klan Kosova.

Sadiku, që ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Ramush Haradinajn, një ditë para vendimit të gjykatës, ka nënvizuar se lideri i AAK-së i ka thënë që nuk i “han çka thotë Serbia” për të.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i kanë qëndruar afër dhe e kanë ndihmuar, ndërsa qeveritarët e Kosovës, sipas tij, e kanë “ndihmuar” vetëm përmes postimeve në llogaritë e tyre në Facebook.

“Unë kam punë me shtet, e ai nuk më doli krah. Por më dolën krah qytetarët të cilët i falënderoj që më kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve, përgatiti ”Klankosova.tv”. (b.an)

Next Post
Brokaj: Eurodeputetja greke, “non grata”, Berisha një tradhëtar, më keq se Esat Toptani

Brokaj: PD destabilizoi veten, nuk ka fuqi të çojë vendin në kaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Protesta duhet mbrojtur nga protestuesit, jo nga kundërshtarët e saj

June 4, 2026
Rama reagon sërish për jehonën në Greqi ndaj protestës në Zvërnec: 35 vjet s’e kam parë kurrë këtë mobilizim! (VIDEO)

Rama përgjigjet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan topin njëherë, tani s’na ikën më!

June 4, 2026
Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

June 4, 2026
“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

June 4, 2026
Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

June 4, 2026
Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

June 4, 2026
Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

June 4, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In