• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sikur të thoni ndonjë fjalë edhe për qytetarët, nuk do të bëni keq zoti Rama!

by Bledi Lumani
25/06/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Të dielën, rastësisht u gjenda në mitingun e Edi Ramës në Përmet.

I ulur në një lokal aty ngjitur me sheshin ku mbahej mitingu, në pritje për t’u liruar rruga, për të shkuar drejt Bënjës, m’u desh të dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të mërzitshëm të Ramës përpara një turme të fikur, të cilën e “ndiznin” disa dhjetra të rinj të importuar nga Tepelena, nga Tërmet Peçi.

Prisja të dëgjoja ndonjë premtim a ndonjë arritje të qeverisjes për Përmetin, por përveç “ujit 24 orë”, gjithçka tjetër ishte një retorikë boshe, që nuk iu drejtohej përmetarëve, por politikës së Tiranës.

Nuk dëgjova as kur do përfundojë By Pass-i i Fierit, as ai i Tepelenës, që do të shkurtonin rrugën për turistët e shumtë të huaj që mësyjnë Përmetin, ndoshta më shumë se çdo qytet tjetër në vend, për përfundimin e rrugës drejt fshatit të Bënjës, një prej më të bukurve në vend, që mban “gjallë” Përmetin me turistët e huaj që tërheq, as për ndonjë mundësi zhvillimi për zonën, për hapjen e ndonjë fabrike, për punësim, për nxitjen e bujqësisë a blegtorisë e të tjera gjëra si këto, që premtohen në fushata zgjedhore.

Jo, dëgjova vetëm për filxhanin e Monikës, për historinë e “dashurisë” së Ramës me Bashën, si Romeo e Zhulieta, që kryeministri e tregon në çdo takim, për hallet e Ramës me Metën, madje edhe se çfarë shkruante “Le Monde”, NYT”, “Guardian” etj, për sherret e tij me opozitën.

Asnjë fjalë për përmetarët hallexhinj, që me sy e veshë hapur, prisnin të dëgjonin ndonjë lajm për ta, jo se çfarë shkruante “NYT” e largët, për sherrin e Tiranës.

Dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Përmet në fakt, por ngado që Rama ka shkuar, si një përsëritje e 2017-s, kur dhe atëherë, falë përçarjes që i bëri opozitës, Rama dilte qytet më qytet me “benevreke” e bënte gallata.

Këtë radhë s’ka nevojë as për batuta, se opozita ia bëri edhe më të lehtë, duke mos pranuar të hyjë në zgjedhje.

Tani është e kuptueshme që me mungesën e opozitës në zgjedhje, Rama nuk ka pse të premtojë gjë, pasi zgjedhjet i ka të fituara pa nisur.

Por, nëse mban takime elektorale dhe iu kërkon votën qytetarëve, mirë është të thuash edhe ndonjë gjë për njerëzit që të votojnë, se jo të gjithë kanë hallin si do vejë puna me Bashën, Kryemadhin apo Metën.

Ka dhe njerëz, dhe janë shumë, që mezi mbyllin muajin dhe duan punë.

Nëse nuk ke gjë për ta, rri më mirë në Tiranë e shiko filxhanin gjithë ditën. Trego dhe ndonjë histori me Romeo e Zhulietë.(TEMA)

Next Post
Protesta/ Gazment Bardhi thirrje Lleshajt: Mos na Provoko

PD-ja këshillon gazetarët për imazhin e Gazment Bardhit: Ja foto që duhet të përdorni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In