• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria një botë e pashkelur”, Klosi: Në 2019 presim mbi gjysmë milionë turistë italian

by Java News
29/03/2019 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria një botë e pashkelur” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga kompania Adria Ferries përballë gazetarëve italianë dhe aktorëve kryesorë të turizmit në Shqipëri. Nën moton “2 popuj, 1 det një miqësi”, ministri i turizmit Blendi Klosi u ndal tek mundësitë që ka Shqipëria për t’u zhvilluar në aspektin turistik, specifikisht duke qenë në sytë fqinjëve tanë italianë.

“Jemi mëse të nderuar që kemi këtë bisedë të hapur për mundësitë që ka realisht Shqipëria për zhvillimin në botën turistike dhe për të pasur gjithnjë e më shumë vëmendje të turizmit Italian specifikisht specifikisht. Viti 2018 shënoi 60% më shumë turistë italianë se sa viti 2016, ose në shifra konkrete rreth 326 000. Ne presim që viti 2019 të kalojë shifrën e gjysmë milionë italianëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Investitorët italianë kanë filluar të mendojnë se Shqipëria është një mundësi e artë për të bërë një ndryshim në bizneset e tyre. Për investitorët strategjikë të cilët kërkojnë të bëjnë investime në vendin tonë ne ofrojmë mundësinë e taksave 0 për 10 vjet, afrojmë mundësinë e reduktimit të taksës së shërbimeve brenda hotelerisë në 6%”, u shpreh Klosi.

E pranishme ministrja e kulturës Elva Margariti u ndal jo vetëm tek natyra e virgjër shqiptare, por edhe tek thesaret e paçmuara kulturore, sitet arkeologjike, monumentet apo kështjellat.

“Kemi mundësinë sot të kuptojmë se në cilin drejtim të shkojmë me trashëgiminë tonë kulturore dhe ky drejtim tashmë ka filluar të marrë një formë të qartë që është ajo e rijetëzimit, rikthimit të trashëgimisë kulturore në një motor zhvillimi ekonomik që pikë së pari jo vetëm ngre vlerat e trashëgimisë që ne kemi por mbi të gjitha i jep jetë edhe jetës ekonomike të përditshme rreth e rrotull këtyre siteve të pafundme që ne kemi që shkojnë nga sitet arkeologjike por edhe deri në monumentet, në kështjellat, në shtëpitë monumente kulture dhe në fshatrat ruralë të cilët janë vërtetë thesari i pashpallur i vendit tonë”, u shpreh  Elva Margariti, ministre e Kulturës

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Adria Ferries Alberto Rossi, i cili u shpreh se e njeh shumë mirë vendin tonë, fakti që Shqipëria është ende një vend i paeksploruar është diçka e mirë, por me mbështetje hovi i zhvillimit do të jetë edhe më i madh.

“Roli ynë është ai i lehtësimit të kontaktit në lidhje me kulturën dhe turizmin shqiptar. Me të vërtetë është impresionuese sa i kordinuar është vlerësimi juaj dhe kjo mendoj se është diçka që duhet marrë shembull. Ne kemi kryer më shumë se 1500 udhëtime në det dhe kemi më shumë se 1500 pasagjerë. Mendoj që e njoh mirë Shqipërinë dhe mendoj që Shqipëria promovohet vetë, por me një support jam i sigurt që në vitet që do të vijnë do të marrë më shumë hov“, deklaroi Alberto Rossi, Drejtor i përgjithshëm i Adria Ferries.

“Adria Ferries organizoi këtë konferencë në mënyrë që të promovojë turizmin dhe kulturën këtu në Shqipëri. Adria Ferries është një kompani që tashmë ka kohë që ka ardhur në Shqipëri dhe në mbulojmë të gjithë detin Adriatik me flotën tonë. Ne nisemi nga Trieste, Ankona dhe Bari për të mbërritur në Durrës. Ky aktivitet mundësoi edhe takimin me shumë përfaqësues të qeverisë shqiptare me qëllim që të rritemi së bashku”, u shpreh Michela Rossi, Menaxhere e shitjeve dhe Marketingut, Adria Ferries.

Në aktivitetin e organizuar nga Adria Ferries, e cila prej 15 vitesh lidh Italinë me Shqipërinë ishte në fokus shpalosja në mënyrë  virtuale e  çdo pjesë të vendit duke zbuluar të bukurën e një Shqipërie të re.

g.kosovari

Next Post
Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

Operacion i AMP/ Hetime për favorizim të ndërtimeve pa leje nga efektivë policie, priten arrestime në komisariat

May 15, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Ish-kandidati i PD: Eksponentë demokratë kanë pasur përfitime nga grupet kriminale

May 15, 2026
Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara

May 15, 2026
Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

Dalin detaje nga dosja e SPAK për grupin Bajri, fotografi me armë dhe para cash

May 15, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

May 15, 2026
Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

May 15, 2026
Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

Lëvizje në strukturat e Policisë së Shkodrës, ndryshon shefi i Rrugores

May 15, 2026
Përplasja me Merz, Trump urdhëron tërheqjen e 5 mijë trupave amerikane nga Gjermania

Amerikanët hodhën në kosh dhuratat e udhëheqësve kinezë, prapaskenat nga veprimi i pazakontë

May 15, 2026
Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

Studentët në Shkup sërish në protestë për gjuhën shqipe, Lorik Cana u del në krah

May 15, 2026

Nëse Sokol Stojani do të ishte ende prokuror…

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In