SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Presim njohje reciproke!

Me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të operacionit të NATO-s ndaj bazave serbe në luftën e Kosovës, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë.

Në të kërkohet që Kosova dhe Serbia të lënë mënjanë retorikën ekstremiste dhe të punojnë për një marrëveshje që përqendrohet në njohjen reciproke mes tyre.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen reciproke dhe të heqin menjëherë pengesat ndaj përparimit. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është një dialog midis fqinjësh që të synojë normalizimin e marrëdhënieve dhe t’i hapë rrugën Serbisë dhe Kosovës të kenë vendin e tyre të ligjshëm brenda komunitetit euroatlantik”, thuhet në deklaratë.

Më tej nënvizohet se SHBA janë të gatshme të ndihmojnë gjatë gjithë këtij procesi, por deklarohet se i takon Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat e ardhshëm.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU