• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, republikanët publikojnë raportin sekret që akuzon FBI-në për njëanshmëri

by Java News
03/02/2018 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë publik një raport që më parë ishte i klasifikuar sekret, ku pretendohet se zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit janë treguar të njëanshëm kundër presidentit Donald Trump. Dokumenti u publikua i plotë dhe pa redaktime, pasi presidenti Trump e autorizoi publikimin e tij.

Dokumenti iu shpërnda gazetarëve pak pasi Presidenti Trump autorizoi publikimin e tij. Raporti ishte shkruar nga kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, republikani Devin Nunes.

Si Byroja Federale e Hetimeve ashtu edhe Departamenti i Drejtësisë ishin shprehur kundër publikimit të dokumentit.

Sot herët në mëngjes, Presidenti Trump shkruante në Twitter: “Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.”

“Shumë njerëzve duhet t’u vijë turp nga vetja madje edhe më shumë se kaq”, tha zoti Trump të premten.

I pyetur nga një gazetar nëse nëse dokumenti i shtonte gjasat që zëvendës Prokurori i Përrgjithshëm Rod Rosenstein të shkarkohej, Presidenti Trump u përgjigj “Gjejeni vetë përgjigjen”.

Zoti Rosenstein mbikqyr hetimin për ndërhyrjen ruse dhe emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller për të drejtuar hetimin.

Sipas raportit, për të cilin FBI-ja thotë se ka pasaktësi dhe i mungon konteksti, ish-drejtues të lartë dhe drejtues të lartë aktualë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë kishin miratuar disa herë një leje përgjimi për të ndjekur komunikimet e ish-këshilltarit të fushatës të Presidentit Trump, Carter Page.

Sipas dokumentit, informacionet e kërkimit të opozitës, kryer nga Christopher Steele, një ish-agjent britanik financuar pjesërisht nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe fushata e ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton, përbënin një bazë kritike për akuzat që u përdorën si argument për lejen e përgjimit.

Dokumenti pretendon se kur e kishte përdorur informacioni për lejen e përgjimit, FBI-ja nuk kishte kishte përmendur se dosja ishte financuar nga zonja Clinton dhe Komiteti Kombëtar Republikan.

Sipas raportit të republikanëve, zyrtarë të lartë qeveritarë kishin favorizuar demokratët ndaj republikanëve.

Publikimi i dokumentit e intensifikon luftën politike mes Presidentit Trump dhe aleatëve të tij republikanë nga njëra anë dhe demokratëve dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së nga ana tjetër lidhur me faktin nëse hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale ishte ndikuar nga njëanshmëria politike e hetuesve.

Zoti Nunes lëshoi një deklaratë të premten duke shprehur shpresën se veprimet e republikanëve të Komisionit të Zbulimit do të “hidhnin dritë” mbi atë që ai e quajti “një sërë zhvillimesh alarmante”.

“Komisioni zbuloi shkelje serioze të besimit të publikut dhe populli amerikan ka të drejtë ta dijë kur zyrtarët në institucione kyçe abuzojnë me autoritetin e tyre për synime politike. Agjencitë tona të zbulimit dhe të rendit ekzistojnë për të mbrojtur popullin amerikan, jo për t’u përdorur që të godasin një palë në emër të tjetrës”, tha ai.

Anëtarët e pakicës demokrate në komision lëshuan një deklaratë të gjatë, duke kritikuar ashpër vendimin e zotit Nunes për ta publikuar atë, duke thënë se përmban “akuza keqinformuese kundër Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së dhe është një përpjekje e turpshme për të diskredituar këto institucione, dhe për të minuar hetimin e Prokurorit të Posaçëm dhe sabotuar hetimet e Kongresit”.

Në deklaratën e tyre, demokratët akuzuan republikanët se po vendosnin “një precedent të tmerrshëm” duke bërë publik informacion të klasifikuar që do të shkaktojë një dëm afatgjatë për komunitetin e zbulimit, vetëm për të mbrojtur presidentin Trump nga akuzat e mundshme të hetimit për ndërhyrjen ruse.

Demokratët dhe kritikët e tjerë të dokumentit thonë se ai në mënyrë selektive përdor informacionin e klasifikuar të zbulimit për të arritur në përfundimin se hetimet mbi ndërhyrjen e Rusisë janë politikisht të njëanshme.

Dy demokratët kryesorë në Kongres, udhëheqësi i Pakicës në Senat, Charles Schumer dhe udhëheqësja e Pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e dënuan dokumentin dhe kritikuan udhëheqësit republikanë se po vendosnin interesin partiak përpara sundimit të ligjit.

Në vorbullën e zhurmës partiake ishte përfshirë edhe FBI-ja, e cila kishte publikuar një deklaratë të pazakontë, ku thuhej se ajo ka “shqetësime të mëdha” në lidhje me saktësinë e dokumentit.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ekziston “asnjë bashkëpunim i fshehtë” mes fushatës së tij dhe Rusisë. Javën e kaluar, ai tha gjithashtu se hetimit për Rusinë nuk i ishte nxjerrë “asnjë pengesë”.(VOA)

Next Post
“Këtu komandojmë ne”, rikthehen përplasjet mes grekëve e shqiptarëve në burgun e Kretës

Policia greke parandalon arratisjen e shqiptarit Fabio Dushku nga burgu, i gjenden laptop e thika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

Izraeli dhe Libani arrijnë marrëveshjen historike, pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

June 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama reagon për Banjat e Bënjës: Po përhapet propagandë, projekti është për rigjenerimin e zonës

June 26, 2026
Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

Puthja që emocionoi botën, historia e trajnerit që shkroi historinë me Ekuadorin

June 26, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaedan

June 26, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

Seanca përkujtimore / Bido: Çështja çame nuk është kundër Greqisë, por një çështje e të drejtave të njeriut

June 26, 2026
Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

Zëvendësministri iranian: Asnjë kalim i sigurt në Hormuz pa miratimin e Teheranit

June 26, 2026
Faleminderit që protestoni!

“Ka faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, analisti: Protesta është kthyer në një lëvizje antiamerikane

June 26, 2026
Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

Helmimi i 64 kursantëve, ministri Salla: Do të presim analizat për të përcaktuar shkakun e helmimit

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In