• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama sulmoi Trump…” Basha ‘nxiu’ Shqipërinë përmes kompanisë së lobimit

by Java News
26/11/2017 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumente të tjera dalin në skenë nga skandali që ka përfshirë Partinë Demokratike me kompanitë e lobimit ku janë shpenzuar shuma të majme parash për t’i dhënë vëmendje ndërkombëtare kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Këtë herë, “TemA” zbulon një dokument të datës 28 prill 2017 ku lideri i opozitës në atë kohë Basha dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu kanë kërkuar një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare Herbert Raymond McMaster për t’i treguar gjykimin e tyre mbi qeverisjen “Rama” në mënyrë që SHBA të reagojë.

Teksa në Tiranë protestohej përpara kryeministrisë, opozita paguante për të zhvilluar një takim 30 minutësh midis datës 30 prill dhe 5 maj.

Në dokumentacion, janë përpiluar me hollësi të gjitha deklaratat dhe akuzat e kreut të PD-së Basha në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Ajo që bje më tepër në sy në kërkesën e Partisë Demokratike dhe dy iniciatorëve Basha dhe Mediu, janë deklaratat anti-SOROS dhe përpjekjen për të kanalizuar qeverisjen në shoqëritë e drejtuara prej biznesmenit amerikan George Soros.

” Z. Basha vlerësoi fitoren e Presidentit Donald Trump si një akt dashurie për lirinë dhe bëri një përpjekje për të inaguruar një rrugë me emrin e presidentit amerikan në periferi të kryeqytetit. PDSH kërkon të mposhtë në zgjedhjet e 18 qershorit qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste dhe e drejtuar nga Edi Rama. Nën udhëheqjen e PS-së qeveria dhe institucionet e Shqipërisë janë degraduar nga njerëz të korruptuar dhe negativë pasi janë aleatë me George Sores dhe fondacionin e tij  “Shoqëria e Hapur”,” shkruhet në dokumentacion, përcjell “TemA”.

Ndërkohë, dyshja Basha-Mediu i kujtojnë SHBA-ve edhe deklaratat e Edi Ramës gjatë zgjedhjeve presidenciale për kandidaturën e Donald Trump, duke u përpjekur që ai dhe Shqipëria të humbasë mbështetjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet dhe të forcojë marrëdheniet.

“Nëse është Partia Demokratike rezulton fitimtare, ne do të zhvillojmë lidhje të forta me administratën “Trump”. Kryeministri i tanishëm Edi Rama kundërshtoi publikisht në CNN Presidentin aktual kur ishte kandidat, duke deklaruar se “Trump” përbën kërcenim për Amerikën dhe pa dyshim një kërcënim për lidhjet shqiptaro-amerikane. ” shkruhet ndër të tjera.

Mësohet se Partia Demokratike ka shpenzuar rreth 1 milionë dollarë për lobing në SHBA ku të paktën 500 mijë euro i ka përdorur veç për të siguruar “mbështetje false” nga Washington-i gjatë kohës që qëndronte në çadrën para Kryeministrisë për të rrëzuar Edi Ramën.

Duke ndjekur me kujdes formën dhe strategjinë e përpilimit të këtij dokumentacioni, natyrshëm vjen në mendje shprehja e publicistit Faik Konica i cili shprehej në vitin 1897 se: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, ndaj edhe vazhdojmë të renditemi ndër kombet e fundit në Evropë”.(TemA)

Next Post
Topalli: PD po shkon drejt asgjësimit

"Nuk jam larguar nga politika..." Mesazhi i Topallit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

Rama ironizon sërish blogerët: Dalin në Instagram me lloj-lloj kremrash, thonë gjëra të pavërteta për ‘likes’ dhe ‘followers’

June 9, 2026
Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

Këmbëkryq në Bulevard, protestuesit “miratojnë” dorëheqjen e Ramës me kartonët jeshilë: Populli vendos

June 9, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

June 9, 2026
Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

Projekti në Zvërnec, ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

June 9, 2026
“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama tregon bisedën me vajzën dhe dhëndrin e Trump gjatë një darke në Jug

June 9, 2026
Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

Humbën në zonën malore të Polisit, gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë

June 9, 2026
Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

Kush flet në emrin e shumicës në protestë?

June 9, 2026
VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

VIDEO/ Legjendës italiane të futbollit i ndodh e papritura para miqësores Uzbekistan-Holandë, ndalohet nga sigurimi në SHBA dhe…

June 9, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Precedenti i rrezikshëm

June 9, 2026
“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

“Më thonë mua tradhtar”/ Rama i përgjigjet protestuesve: Nga pallati i presidentit në Serbi, jua thashë që Kosova është e pavarur

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In