• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama: Qeveria ‘Berisha’ përdori ndihmën shtetërore ndaj biznesit në kundërshtim me legjislacionin e BE

by Java News
26/10/2016 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, në të cilën u diskutua mbi ndihmën shtetërore të vënë në dispozicion për mbështetjen ndaj biznesit, ka nenvizuar se për vite me radhë ka qenë tërësisht e keqadministruar, e përdorur në kundërshtim të hapur me legjislacionin e BE, si dhe në favorizim të konkurrencës së padrejtë.

“Vlera e ndihmës shtetërore në Shqipëri gjatë viteve 2007-2012 ka qënë pothuajse sa fatura që qeveria e kaluar la si borxhe të papaguara për investime apo shërbime të mara nga të tretët. Në këtë rast 631 milion euro. Ajo që ka qënë një problem serioz në këndvështrimin tonë është se shteti shqiptar e përdorte ndihmën në kundërshtim të hapur me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe si favorizim shpesh herë për konkurrencën e padrejtë.”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se në tre vitet e fundit ka një orientim të ri të  politikave të ndihmës shtetërore drejt mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe  koordinimit të tyre me politikat fiskale dhe ato të punësimit.

“U rishikuan politikat e ndihmës shtetërore për të riorientuar mbështetjen e sektorëve prioritar dhe për të koordinuar këto ndihma me politikat fiskale dhe ato të punësimit. Për herë të parë ne kemi krijuar një mekanizëm që lidh ngushtë ndihmën shtetërore me punësimin, duke ndihmuar ata sektorë që garantojnë më shumë punësim për shqiptarët. Në vitin 2015 sektorët që përfituan më shumë nga ndihma shtetërore ishin bujqësia me 25 % të totalit, ujësjellës-kanalizime  me 7%, transporti me 7% dhe pastaj nxitja e punësimit me 4.6%”, theksoi Rama.

Kryeministri shpjegoi se kompanitë, të cilat duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore kalojnë përmes një procesi ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim në mjedis, etj. Ai theksoi ndër të tjera se kuadri i ri ligjor i hartuar është i harmonizuar plotësisht me legjislacionin e BE në këtë fushë.

“Kompanitë që duhet të aplikojnë për të përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore kalojnë përmes një procesi ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim në mjedis e me radhë. Faktikisht me ndryshimet ligjore që kemi bërë këtë vit në ligjin e ndihmës shtetërore autoriteti i konkurrencës duhet shqyrtoje rast pas rasti të gjithë aplikimet. Autoriteti ka tashmë mundësinë që të parandalojë rastet kur skema të mëdha të ndihmës mund të sjellin pasoja negative si prishje rregullash të konkurrencës  apo kur mund të gjykohet se biznesi merr përmes ndihmës më shumë se sa i takon për atë që sjell si impakt. Roli që të paktën ligjërisht ka fituar autoriteti i konkurrencës është i ngjashëm në funksionin që Komisioni Europian ka për ndihmën e dhënë nga BE, pasi çdo skemë e rëndësishme kalon për miratim dhe aprovohet nga ky Komision, vetëm pasi është provuar impakti pozitiv në ekonomi dhe në fushën e konkurrencës. Kuadri ligjor që ne kemi hartuar është natyrisht në harmoni të plotë me legjislacionin e BE i cili në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore ka një tërësi rregullash veçanërisht rigoroze. Ne besojmë që ndryshimet  e ndërmarra në fushën e ndihmës shtetërore kanë krijuar premisat për krijimin e një  mekanizmi të mirëfilltë mbështetje për një ekonomi më produktive më inovatore e më të diversifikuar”, ka theksuar Rama.  ma.me

kek-foto-1kek-foto-2kek-foto-3

Next Post
Edward Hopper, piktori që nuk bëhet dot i treti

Edward Hopper, piktori që nuk bëhet dot i treti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

July 3, 2026
VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

July 3, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

July 3, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

July 3, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin

July 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Korrik 2026

July 3, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari

July 3, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Ku mbiu kjo urrejtje e shëmtuar?

July 3, 2026
Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In