• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama paralajmëron ministrat: Ruani rezultatin e 2013, ndryshe mbani përgjegjësi

by Java News
31/01/2017 08:20
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku nuk është folur asnjë fjalë për lëvizjet e fundit në qeveri, Edi Rama ka mbledhur koordinatorët elektoralë të 12 qarqeve. Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se në këtë mbledhje kryeministri, njëkohësisht kryetar i PS-së, i ka vënë ministrat e tij përpara përgjegjësisë duke shprehur shqetësim për fushatën zgjedhore. Mësohet se Rama ju ka kërkuar 12 koordinatorëve të ruajnë rezultatin e vitit 2013 ndryshe do të mbanin përgjegjësi, teksa ka kërkuar po ashtu, që rezultati të rritet.

“Kjo fushatë zgjedhore dhe këto zgjedhje nuk do të jenë aspak të lehta. Të gjithë ju që drejtoni qarqet keni përgjegjësinë për të rritur votat dhe nuk është e pranueshme në asnjë rast që PS, partia më e madhe në vend, pas 4 vjetësh qeverisjeje, të bjerë nën rezultatin e vitit 2013. Nëse kjo do të ndodhë, përgjegjësi do të mbajë gjithë secili për zonën e vetë”,-mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen me ministrat e koordinatorët.

Kjo shkundje që kryeministri ju ka bërë ministrave, vjen teksa të gjitha partitë janë angazhuar në terren për fushatën e 18 qershorit, dhe kur gara mes vetë të majtës është e fortë. Nën tensionin e marrëdhënieve PS-LSI, të dy partitë në qeveri duket se do të përballen fort me njëra-tjetrën në kutinë e votimit për zgjedhjet e ardhshme.

Grupi
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Edi Rama nuk ka folur aspak për ndryshimin e fundit në qeveri dhe asnjë deputet nuk e ka prekur këtë çështje. Gramor Ruçi, në cilësinë e kryetarit të grupit ka bërë publike axhendën e së enjtes, duke u ndalur edhe tek kërkesa e PDIU-së për ngritjen e një komisioni parlamentar për vlerësimin e genocionit me popullsinë çame.

Kjo kërkesë është firmosur dhe nga dy deputetë të Partisë Socialiste, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli. Burimet bëjnë me dije se Arta Dade, në cilësinë e kryetares së komisionit për politikën e jashtme, ka shprehur shqetësim se pse dy deputetë socialistë kanë firmosur për një nismë të tillë pa u konsultuar me grupin parlamentar. Socialistët kanë vendosur të mos e votojnë kërkesën e PDIU-së referuar dhe situatës së marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi.

ma.me

Next Post
Tropojë, arrestohet i dënuari me dy vjet për përkrahje krimi

Publikohet emri/ Fier, kapet me 22 doza kanabis, pranga 24-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

October 21, 2026
Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In