• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qarku Elbasan, Manastirliu: Këtë vit rikonstruktojmë poliklinikën e Përrenjasit dhe 6 qendra shëndetësore

by Java News
17/02/2018 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Brenda vitit nis rikonstruksioni i poliklinikës e Përrenjasit, e cila i shërben 40 mijë banorëve të kësaj zone”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qarkun e Elbasanit, ku pa nga afër infrastrukturën dhe kushtet e kësaj poliklinike. “Për ne si Ministri dhe për Qeverinë shqiptare është parësore ndëryrja në infrastrukturën e qendrave të kujdesit shëndetësor për të garanatuar shërbim cilësor sa më pranë komunitetit. Besojmë se brenda vitit nis rikonstruksioni i plotë i kësaj poliklinike në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Ministrja Manastirliu.

Mjekët e kësaj qendre vlerësuan angazhimin për të nisur ndërhyrjen në infrastrukturë pasi është e domosdoshme jo vetëm për banorët e Përrenjasit dhe rrethinave por edhe për urgjencat e shumta që pret kjo poliklinikë, e vendosur buzë rrugës nacionale. Edhe deputeti i Qarkut të Elbasanit, z. Taulant Balla theksoi domosdoshmërinë për ta rehabilituar këtë poliklinikë, dikur spitali i Përrenjasit, ku nuk është vënë dorë prej vitesh. Gjatë vizitës në qarku e Elbasanit, Ministrja Manastirliu e shoqëruar nga deputetët e zonës u ndal në spitalin bashkiak të Librazhdit, ku sapo ka nisur procesi I sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë.

“Është nga të paktët spitale bashkiake që ofron shërbime shëndetësore të plota. Edhe falë sistemit të patronazhit shërbimi I kirurgjisë që ofrohet në këtë spital do të zgjerohet me ndërhyrje që nuk janë kryer më parë dhe jam shumë e kënaqur që edhe këtu ka nisur procesi i sterilizimit, duke garantuar më shumë siguri për pacientët me uljen drastike të infeksioneve spitalore për rreth 80 operacione në muaj që kryhen në këtë spital”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë. Një tjetër program I rëndësishëm që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur të zbatojë në të gjithë Shqipërinë është ai I kujdesit shëndetësor në komunitet.

Znj. Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit dhe mamografive falas për komunitetin rom në lagjen 5 Maji në Elbasan. “Vijon me sukses programi kombëtar i kujdesit shëndetësor në komunitet, tashmë me shërbime të integruara, duke filluar nga vaksinimi, depistimi i grave përmes mamografisë së lëvizshme dhe kujdesi për dhëmbët. Aksesi në shërbime është parësore në politikat tona, ndaj kemi vendosur të aplikojmë këtë program që po funksionon në të gjithë vendin, duke ofruar kujdesin shëndetësor bazë, aty ku janë nevojat, pranë komunitetit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më herët, gjatë vizitës në Qarkun e Elbasanit Ministrja Manastirliu u ndal në spitalin rajonal ku pa nga afër fillimin e procesit të integruar të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikale dhe premtoi se brenda vitit nisin investime të rëndësishme në këtë spital, duke filluar nga spitali i ri i Urgjencës dhe pajisja me aparatura biomjekësore si rezonanca magnetike, grafi, eko etj. Në këtë qark do të rikonstruktohen brenda vitit 2018 edhe 6 qendra shëndetësore, 4 prej të cilave në Elbasan dhe 2 në Librazhd, në kuadër të programit kombëtar të rikonstruksionit këtë vit të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Next Post
Dosja hetimore, ja dinamika e vrasjes së Devi Kasmit dhe klithmat: “Thërrit policinë se u vranë”!

Dosja hetimore, ja dinamika e vrasjes së Devi Kasmit dhe klithmat: “Thërrit policinë se u vranë”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In