• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Saturday, December 14, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Perëndimi po vendos vijat e kuqe, për “pazarin” në Tiranë?

Mero Baze by Mero Baze
17/07/2019 19:30
PD nuk është më parti e demokratit kuksian
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Philip Reeker, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe të Azisë, ka paralajmëruar palët në Tiranë, se nuk do të ketë asnjë kompromis për reformën në drejtësi dhe se zbatimi i saj do të vazhdojë të mbetet prioritet i SHBA.

Të njëjtin qëndrim dy ditë më parë e pati dhe ambasadori i Republikës italiane në Tiranë, Alberto Cutillo, në një intervistë në një television në Tiranë.

Deklaratat paralajmëruese nga Perëndimi për mos prekje të reformës në drejtësi, ndërkohë që në Tiranë temë e ditës është debati, nëse do të ketë ndonjë kompromis politik mes palëve, tregon në të vërtetë zanfillën e kësaj krize artificiale dhe identifikon problemin real.

Prej fillimit të saj, kriza nuk ishte politike dhe nuk kishte të bënte as me demokracinë, as me pasigurinë elektorale, edhe pse Shqipëria ka plot probleme me korrupsionin e zgjedhjeve dhe institucionet demokratike në vend.

Kriza ka në themel reformën në drejtësi dhe paranojën që ajo ka mbjellë tek dy persona, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët ndjehen të pasigurtë në një sistem të ri, që nuk e kontrollojnë vetë.

Pas përpjekjes së tyre të dështuar për të destabilizuar vendin, për të shkatërruar institucionin e Parlamentit dhe më pas institucionin e zgjedhjeve, dhe vazhdimin e përpjekjeve të tyre për të prodhuar kriza përmes gjykatave, apo segmenteve të pushtetit që kanë nën kontroll, ata tani kanë radhën të bëjnë ofertën e tyre, se çfarë halli kanë.

Dhe me sa duket, halli i tyre është lexuar qartë. Ata duan një kompromis jo me Edi Ramën, se atë as e llogarisin si njeri që mund t’u bëjë keq, por me faktorin perëndimor, që merret me Shqipërinë. Ata duan një pazar për reformën në drejtësi.

Të gjitha ofertat e tyre rreth një kompromisi të mundshëm në Tiranë, duket se ata i kanë adresuar tek problemi që kanë me reformën në drejtësi.

Është kjo arsyeja që Perëndimi po detyrohet të heqë viza të kuqe rreth dialogut të mundshëm në Tiranë, duke bërë të qartë se reforma në drejtësi nuk do të preket.

Kjo e bën dëshpëruese situatën në radhët e opozitës dhe akoma më të pashpresë mundësinë për t’u normalizuar situata.

Ky është momenti kur opozita, ose duhet të shikojë punët e saj, ose pazarin që kërkon Ilir Meta me Sali Berishën.

Nëse i qëndrojnë pazarit të atyre që i nxorrën nga Parlamenti dhe zgjedhjet, për hallin e tyre, për ata nuk do të ketë pazar dhe opozita, jo vetëm që do të vazhdojë të ngelet e papërfaqësuar në pushtet, por do të shkojë drejt shkrirjes së saj.

Ndaj është logjike që opozita të rikuperojë vetveten, duke ndarë fatin e saj me dy persona, që kanë si devizë të vetën “pas meje qameti”.

Ata duan një pazar nga Perëndimi për fatin e tyre, gjë që nuk është, as në kulturën e Perëndimit, dhe as në vemendjen e tyre.

Pazari që kërkon Ilir Meta dhe Sali Berisha është reforma në drejtësi, dhe mesazhi i Perëndimit është se ajo nuk do të preket.

Tani nëse opozita nuk ka ndonjë hall tjetër, veç halleve të Berishës e Metës, mund të vazhdojë të rrijë e papërfaqësuar, dhe jashtë institucioneve.

Por problemi është se qindra mijëra mbështetës të opozitës janë ndëshkuar padrejtësisht nga mospërfaqësimi në pushtet, pa i pyetur askush për greminën ku po i çonin.

Ndaj është koha që fati i tyre, që i zë frika çdo darkë se ku do gjejnë punë nesër, të ndahet nga fati i atyre që i zë frika çdo darkë, se mos u gjejnë lekët.

Next Post
Veliaj nga Njësia 3: Opozita jonë flet me gjuhën e talebanëve

Kampusi i Arteve, Veliaj: Premtim i mbajtur për studentet, do të jetë një produkt fantastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Familja shqiptare me dy fëmijë “gjunjëzon” Kölnin në gjykatë, çfarë u vendos për ta

Familja shqiptare me dy fëmijë “gjunjëzon” Kölnin në gjykatë, çfarë u vendos për ta

December 14, 2019
“A ju duket e banueshme”, kryetari i PS hap dyert e shtëpisë dhe i përgjigjet akuzave të PD për përfitim të padrejtë të bonusit të qirasë

“A ju duket e banueshme”, kryetari i PS hap dyert e shtëpisë dhe i përgjigjet akuzave të PD për përfitim të padrejtë të bonusit të qirasë

December 14, 2019
“Djali u gjet me shkumë në gojë, nusja gjysmë…”/ Ngjarja misterioze me çiftin e sapomartuar: E ëma hapi derën me forcë

“Pinë fostoksinë. Por kush ua dha?”, miqtë dhe komentuesit ngrenë dyshime për helmimin tragjik të çiftit në Librazhd

December 14, 2019
Nis operacioni “Kutia”, fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti

Nis operacioni “Kutia”, fëmijët e Tiranës dhurata për moshatarët e tyre në zonat e prekura nga tërmeti

December 14, 2019
Pango ‘ushqen’ polemikat: Feja në Shqipëri nuk ka rrënjë, ka munguar gjithmonë edukimi teologjik

Pango ‘ushqen’ polemikat: Feja në Shqipëri nuk ka rrënjë, ka munguar gjithmonë edukimi teologjik

December 14, 2019
Simfonia e 10-ë e Beethoven u la përgjysmë, por në 250-vjetorin e lindjes së tij këtë vepër do ta përfundojë kompjuteri

Simfonia e 10-ë e Beethoven u la përgjysmë, por në 250-vjetorin e lindjes së tij këtë vepër do ta përfundojë kompjuteri

December 14, 2019
Pas takimit me Bashën, PD i deklaroi si pa mbështetje. Por familjet nga Manza nuk kanë asnjë dëmtim në banesë

Pas takimit me Bashën, PD i deklaroi si pa mbështetje. Por familjet nga Manza nuk kanë asnjë dëmtim në banesë

December 14, 2019
Monika, pallati dhe filxhani

Monika, pallati dhe filxhani

December 14, 2019
Në 17 javë kampionat, Liverpool merr vetëm një barazim, dhe pjesa tjetër janë fitore

Në 17 javë kampionat, Liverpool merr vetëm një barazim, dhe pjesa tjetër janë fitore

December 14, 2019
Raporti i BB/ Plakja e popullsisë, pasoja serioze për rritjen e ekonomisë

Si do veprohet me shpërblimin e pensionistëve pas tërmetit? Ministria e Financave: Mundësitë janë të pakta

December 14, 2019

Lajmet Me Te Lexuara

  • Detaje nga ngjarja e rëndë në Librazhd, dyshohet se çifti u helmua nga një person 1,584 views
  • Horoskopi ditor, e shtunë 14 dhjetor 2019 1,489 views
  • VIDEO/ "Zgjohu se s’ke bërë asgjë...", Ulërimat rrëqethëse të familjarëve të 26-vjeçarit që u ekzekutua në Peqin 1,286 views
  • Monika Kryemadhi: Kam heshtur për koncesionin e Frangajt, ka 3 muaj që më censuron 808 views
  • FOTO/ Ndahet nga jeta këngëtari shqiptar, dedikimet prekëse të miqve: Prehu në paqe! 789 views
  • “Ça shkolle ke mbaruar ti Alban Dudushi?”, Kryemadhi sherr me gazetarët në studio 757 views
  • Akuza e gazetarit: Elvis Naçi ka futur gjithë familjen në Fondacionin e milionave! 752 views
  • Pranë Ramës dhe “e rrethuar” nga ushtria. Me kë ishte sot tifoze fituesja e "Këngës Magjike" 573 views
  • "Shihni Ogertën si është bërë…, Belinda flinte në makinë, Olta sapo ka lindur dhe rrinte rrugëve"/ Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi 485 views
  • Tërmeti ka përmbysur fabulën politike 452 views
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In