• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Projekti i Zogut të Zi/ Veliaj: Ja si do transformohet rrethrrotullimi (Fotot)

by Java News
05/08/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrethrrotullimi i Zogut të Zi po merr një pamje krejt të re, me shatërvanë funksionalë, lulishte dhe pemë. Pas rikonstruksionit të Rr. “Dritan Hoxha”, hyrjes dinjitoze të Tiranës po i shtohet edhe një hapësirë e gjelbër. Puna e nisur pritet të përfundojë në fillim të shtatorit, ndërkohë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo ndërhyrje vjen si pasojë e nevojës për rehabilitimin e rrethrrotullimit.

“Vjet përfunduam hyrjen e Tiranës, Rr. “Dritan Hoxha”, e cila do të vazhdojë të sistemohet edhe këtë vit. Megjithatë, kjo është vetëm një ndërhyrje estetike. Këtu ka ekzistuar një pellgaqe bretkosash, por kjo s’mund të ishte hyrja e Tiranës. Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi ‘Skënderbej’”, tha Veliaj.

Pas përfundimit të punimeve në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, ndërhyrja do të prekë edhe fasadat e pallateve përreth, në mënyrë që Tirana të krijojë një përshtypje sa më pozitive për këdo që viziton kryeqytetin. “Pavarësisht fuqisë ekonomike të Tiranës, do të kujdesemi që shtëpia jonë të duket sa më dinjitoze që në hyrje. Kjo do të përfshijë edhe disa ndërhyrje në fasadë. Do të ketë një pastrim fasadash nga reklamat, posterat dhe mbishkrimet e tepërta që janë ndotje estetike.

Në disa kemi ndërhyrë me grafiti apo me vendosjen e sistemeve të reklamave dixhitale, por unë besoj që e ka mundësinë të jetë një mini “Time Square” i rrethuar me reklama dixhitale, me një qendër e cila do të jetë gjithashtu e vizitueshme”, u shpreh ai.

Veliaj inspekton punimet te rrethrrotullimi i Zogut te Zi 6 Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se një nga projektet e ardhshme do të jetë ndërtimi i nënkalimit te sheshi “Shqiponja”, që do të zgjidhë përfundimisht problemin e trafikut në këtë zonë tepër të rëndësishme.

“Fillimisht do të fillojmë me nënkalimin te sheshi “Shqiponja”, aty e kemi edhe nyjën më të madhe problematike dhe për sa kohë që zgjidhim atë, duke e integruar me Unazën e Madhe të Tiranës, do të shikojmë sesi do të sillet trafiku për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe Zogut të Zi. Por, teksa mendojmë për një zgjidhje afatgjatë, është shumë e rëndësishme edhe estetika dhe funksionaliteti i kësaj që kemi. Ndaj mezi pres që në një kohë rekord, për pak javë, të kemi një hyrje të Tiranës që është po aq dinjitoze sa hyrja e çdo shtëpie të qytetarëve të Tiranës”, theksoi Veliaj. Rikonceptimi i rrethrrotullimit te Zogu i Zi parashikon krijimin një miniparku me gjelbërim, disa shatërvanë, si dhe infrastrukturë ndihmëse.

 

Next Post
Shifrat e frikshme/ Shkencëtarët alarmojnë: Mbi 100 mijë evropianë mund të vdesin nga vapa

Shifrat e frikshme/ Shkencëtarët alarmojnë: Mbi 100 mijë evropianë mund të vdesin nga vapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com