• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prezantohen uniformat e reja, Rama: Policia s’është më vendi i barcaletave e korrupsionit

by Java News
07/11/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama kanë prezantuar këtë të hënë uniformat e reja të policisë së shtetit. Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se ka kaluar tashmë epoka kur policia e shtetit ishte objekt barcaletash, teksa në vetëm 3 vite, ky institucion i rëndësishëm, kaloi nga një “zyrë” mëkatimi dhe korrupsioni, në institucionin më të besuar nga qytetarët në vend. Ministri i Brendshëm Tahiri deklaroi se pagat e policisë do të rriten edhe vitin e ardhshëm, teksa shtoi se së shpejti do të nisin dhe dy projekte të reja, policimi i zonës dhe ai vullnetar.uniforma

Në lidhje me rritjen e pagave, Rama tha se vitin e ardhshëm me shtimin e pagës, realizohet objektivi i këtij mandati, ndërsa objektivi i të majtëve është dhe do të mbetet krijimi i policisë më të mirë në rajon.

Kryeministri i është drejtuar kritikëve që e shohin uniformën si thjesht një lëvizje sipërfaqësore.

“…Kushdo që e thotë këtë nuk do të kuptojë se kjo është pjesë e pazëvendësueshme e të qenit polic, apo drejtues, në një polici që i përgjigjet problematikave. Nuk ka qenë 100 vite më parë, por vetëm 3 vite më parë, kur policia e shtetit ishte bërë objekt barcaletash… kur policia e shtetit perceptohej në të gjitha anketimet e publikut, si një prej 3 institucioneve më të korruptuara të vendit. Siç tregojnë anketimet, sot, policia e shtetit është institucioni më i besuar i qytetarëve të Shqipërisë.uniformat-e-policise

Janë jo pak, por janë mbi 50% e shqiptarëve që e rendisin policinë e shtetit, jo vetëm në vendin e parë të besueshmërisë së tyre, por edhe me notat me pozitive. Nuk ka qenë as 100 e as 10 vjet më parë, por vetëm 3 vite më parë, koha kur policia e shtetit shikohej si një rifuxho “peccatorium” dhe që vinin drejtpërdrejt nga kanalet partiake. Policia e shtetit për të rinjtë e të rejat e vendit ishte zgjedhja e fundit për të bërë karrierë. Tanimë, policia nuk është një zyrë pune për ata të pashkollë, për ata jashtë moshe, apo për ata që nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër… është në rradhë të parë një detyrë që kushdo që ka privilegjin që zgjidhet për ta bërë, të ndihet me dinjitet të plotë si qytetar dhe shërbëtor i këtij vendi.”- tha Rama.uniformat

“Gjendëm një polici të varfër… kjo qeveri rriti pagat dhe do ti rrisë përsëri pagat e policisë në vitin e ardhshëm. Po mbyllim gropën e së kaluarës me mjete të reja, teknologji të re.

Policia sipas të gjitha sondazheve është institucioni më i besuar në vend.

Po të dëgjoni me ata që na kritikojnë, ata dy gjëra na thonë, mos u krahasoni me qeverinë e shkuar dhe se shifrat janë të gënjeshtërta. Për të parën kanë të drejtë, por për të dytën të lënë pa fjalë, sepse e gjithë bota e mat veten përmes shifrave.

Policia sot sulmohet, sepse nuk i shërben askujt tjetër përveçse ligjit. Sa më shumë të na sulmojnë, aq më shumë ne duhet të punojmë, sepse beteja më e madhe e jona nuk është lufta ndaj paligjshmërisë, por ajo për të fituar besimin ndaj qytetarëve. Dhe shumë shpejti ne do të nisim dhe policimin e zonës, duke ndërtuar komunitetin e lagjes, mekanizma të tillë shoqërorë që bëjnë të mundur bashkëpunimin mes policisë dhe qytetarëve. Gjithashtu do të bëjmë të mundur dhe policimin vullnetar, për këdo nga ata qytetarë që kërkon që disa orë në javë t’i cojë për të shërbyer disa orë në polici… në një kryqëzim, pranë një shkolle apo kudo tjetër.”– tha Tahiri./java/a.k

Next Post
Berisha, fundjavë relaksi në Gjirin e Lalëzit (FOTO)

Berisha, fundjavë relaksi në Gjirin e Lalëzit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
Financial Times: BE përgatitet për bisedime ‘të mundshme’ me Putinin

Financial Times: BE përgatitet për bisedime ‘të mundshme’ me Putinin

May 7, 2026
Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, arrestohen 23 anëtarë të ekuipazhit të anijes

Spanja sekuestron 30 tonë kokainë, arrestohen 23 anëtarë të ekuipazhit të anijes

May 7, 2026
Reagon ashpër Gjin Gjoni: Rama na urren, nuk emëroi asnjë ministër nga Veriu

Zgjedhjet në PD, Gjin Gjoni: S’mund të vish nga rruga dhe të bëhesh kryetar

May 7, 2026

“Në Shqipëri ka 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e BE”

May 7, 2026
E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet ashpër Salianjit: I frustruar…

May 7, 2026
Orë kritike për kryepeshkopin/ Nazarko: Në Shqipëri, ka humbur vëmendja e shoqërisë ndaj zhvillimeve brendakishtare

Deklarata e fortë e Nazarkos: Edhe Lulzim Basha do shpallej non-grata nga SHBA

May 7, 2026
7 Maj 1945, dita kur Gjermania naziste firmosi kapitullimin pa kushte në Rheims

7 Maj 1945, dita kur Gjermania naziste firmosi kapitullimin pa kushte në Rheims

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In