• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Meta në Festën e 3 Tetorit, Ditën e Bashkimit gjerman: Jo vetëm Gjermania, por edhe Shqipëria i përket Evropës!

by Java News
03/10/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në pritjen festive të Ambasadës së Republikës Federale gjermane në Tiranë, ku uroi institucionalisht dhe përshëndeti edhe në emër të qytetarëve shqiptarë Festën e 3 Tetorit, Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Presidenti Meta, duke vënë në dukje se muaji tetor i këtij viti përkon edhe me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, theksoi në fjalën e Tij, në prani të të ftuarve të shumtë:

“3 Tetori, Dita e Bashkimit Gjerman është një ditë frymëzimi i pashtershëm. 3 tetori i vitit 1990 ishte dita e një mundësie të re jo vetëm për Gjermaninë, por për mbarë Evropën për të jetuar në paqe dhe demokraci, në një projekt që transformoi historinë politike, ekonomike dhe sociale të të gjithë kontinentit.

Ndaj Festa juaj Kombëtare, në mënyrë unike, nuk është vetëm e juaja.

Dita e Bashkimit Gjerman është festë e të gjithë Evropës, dhe veçanërisht e atyre evropianëve që jetuan nën hijen dhe peshën e rëndë të Perdes së Hekurt.

Ne ndajmë të njëjtin emocion dhe krenari me ju për çeljen e një epoke të re, pasi jetuam historinë, që siç do të thoshte Willy Brandti: ‘Berlini jetoi që ta shihte murin të shembej’.

Muri që u shemb në Berlin ribashkoi jo vetëm Gjermaninë, por njëkohësisht edhe nxiti ëndrrat e të gjithë kontinentit për të jetuar në paqe, liri dhe demokraci.

Për ne shqiptarët, Dita e Bashkimit Gjerman është pikënisja e projektit më frymëzues, që do të bëhej një ortek i pandalshëm kuraje, optimizmi dhe shprese i bashkimit tonë me Evropën.

Gjermania qe ndër të parat vende ku qytetarët shqiptarët trokitën, edhe pse në atë kohë në mënyrë të paligjshme, në përpjekjen e tyre për të jetuar të lirë.

Pamjet e vërshimit drejt Ambasadës gjermane janë ende të freskëta në kujtesën e shumëkujt prezent këtu. Kjo ishte më shumë se shembja e Murit për ne. Ishte hapja e dyerve drejt lirisë dhe mundësive për një jetë të re.

Gjermania ishte dhe mbetet padyshim motori që i dha jetë dhe mban në lëvizje projektin evropian.

Pavarësisht vështirësive që po kalon sot Evropa: krizës ekonomike, krizës së emigrantëve, BREXIT-it, terrorizmit dhe sfidave të tjera, Gjermania është e vendosur të mbajë në këmbë projektin evropian në të gjithë kontinentin.

Gjermania është konsoliduar si partner kyç e strategjik për sigurinë, paqen dhe begatinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Merkel, është një mundësi për secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe synon t’u japë një dinamikë të re proceseve të integrimit evropian në rajonin tonë.

Ne ju jemimirënjohës jo vetëm për mbështetjen që na keni dhënë e na jepni për integrimin evropian, por njëkohësisht për të gjithë atë ndihmë të jashtëzakonshme në ekonomi, në infrastrukturë, në energji, dhe në të gjithë sektorët e tjerë jetik për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe për një arsimim profesional, sidomos për rininë tonë.

Dëshiroj t’ju falënderoj veçanërisht për mbështetjen tuaj ndaj Reformës në Drejtësi, e cila do të forcojë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe do të krijojë njëkohësisht një klimë më të favorshme e më të besueshme për tërheqjen e investimeve të huaja në vendin tonë.

Në këtë 30-vjetor të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ne kemi një bilanc bashkëpunimi të shkëlqyer, dhe një perspektivë shumë të qartë për thellimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat.

Presidenti Steinmeier më siguroi një javë më parë në Berlin se marrëdhëniet me Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të një rëndësie të veçantë për Gjermaninë, si marrëdhënie tepër të rëndësishme për të gjithë stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit tonë.

E nderuar Zonja Ambasadore,
Të nderuar të ftuar!

Në këtë Ditë të Bashkimit Gjerman, mesazhi im për ju është, se jo vetëm Gjermania, por edhe Shqipëria i përket Evropës, dhe jam i bindur se do ta përshkojmë këtë rrugë deri në fund së bashku.

Suksese Gjermanisë dhe kombit tuaj, sepse suksesi juaj është një sukses për të gjithë Evropën!

Ju faleminderit!”

ma.me

Next Post
Çfarë parashikon projekti një miliard, ja cilat do jenë koncesionet kryesore

Çfarë parashikon projekti një miliard, ja cilat do jenë koncesionet kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Kosova në territor “të pashkelur”, sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

August 7, 2026
Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

August 7, 2026
Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

August 7, 2026
Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

August 7, 2026
Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com