• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Polici i drogës”, Basha-Burgaj e rifutën në shërbim në vitin 2011

by Java News
12/11/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Marrë nga Skandal.al
Lulzim Basha i genjeu te gjithe dje, kur deklaroi dhe sulmoi Edi Ramen, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafen dhe Policine e Shtetit, pas arrestimit te nje polici ne Velipoje, perfshire ne nje rast te rende te trafikut te droges.
Ai konsolidoi imazhin e tij si genjeshtar publik, por i beri nje dem te pashembullt “betejes” se tij kunder krimit dhe trafikut te droges posacerisht.
Krimi i trafikimit te droges ne kete vend ka marre nje permase serioze dhe beteja kunder tij eshte nje ceshtje po aq serioze.
Por sulmet banale, shpesh mbushur me genjeshtra te Lulzim Bashes, Flamur Nokes etj, kunder Policise se Shtetit dhe ministrit te Brendshem, po rrenojne seriozitetin e kesaj beteje.
Rasti i djeshem eshte i disati ne radhe.
Lulzim Basha nuk pershendeti dje, suksesin e Policise se Shtetit ne goditjen e trafikut te droges.
Perkundrazi, ai e shfrytezoi arrestimin nga vete Policia e Shtetit te nje polici, si kapje te shtetit nga krimi.
Pjesa tjeter ishte nje shperthim banal i genjeshtrave te perditshme te tij.
Ai i tha publikut se Enriko Zyle ishte nje polic qe mbrohej nga klani Habilaj- sa kohe ministrine e Brendeshme e drejtonte Saimir Tahiri dhe, me pas, nen drejtimin e ministrise nga Fatmir Xhafaj, ai mbrohej nga vellai i ministrit Agron Xhafaj.
Mbrojtja prej tyre- sipas Lulzim Bashes, ishte e domosdoshme sepse Enriko Zyle eshte denuar dhe ka kryer burg ne Itali.
Skandal.al hetoi rastin prej fillimit, i bindur se do te keqperdorej politikisht.
Nga hetimi, Skandal.al mesoi se polici i arrestuar dje ne Velipoje, ka dy emra, ate te origjines e ka Prele.
Me kete emer ka hyre ne fund te vitit 1995 ne Policine e Shtetit.
Prele Zyle ka dale dy here nga Policia e Shtetit, nje here me kerkese te tij ne vitit 1998 dhe, heren e dyte, ne qershor te vitit 2007, per shkak te shkurtimit te vendit te punes.
Por Prele Zyle eshte ripranuar ne Policine e Shtetit me kerkese te tij, gjithnje.
Skandal.al mesoi se ne 22 Shkurt 2011, kohe kur ministrine e Brendeshme e drejtonte Lulzim Basha dhe Policine e Shtetit e drejtonte Hysni Burgaj, Prele Zyle eshte ripranuar ne Policine e Shtetit.
Skandal.al mundi te gjeje aktin e ripranimit ne Policise se Shtetit Prele Zyle.
Ne te, nen firmat e kater drejtuesve te larte te Policise se Shtetit, perfshire Hysni Burgajn, thuhet qartesisht se, nga verifikimi, rezultoi se “kandidati eshte nje person i pa implikuar ne veprimtari kriminale….”.
Per kete arsye, sipas ketij akti, Prele Zyle eshte ripranuar ne Policine e Shtetit me graden “Inspektor”.
Nuk mbaron ketu.
Tre muaj me pas, Prele Zyle ka nderuar emrin ne Enriko dhe ky fakt eshte pasqyruar ne te dhenat e tij ne dosjen e personelit ne Policine e Shtetit.
Skandal.al pyeti autoritetet nese Policia kish kryer nje hetim per arsyet e ndryshimit te emrit, por ne pergjigje na u tha se ne dosje nuk ka asnje gjurme per nje hetim te tille.
Prele Zyle ka patur nje arsye te forte per te ndryshuar emrin.
Por Lulzim Basha e Hysni Burgaj, personat qe e ripranuan ne Policine e Shtetit Prele Zylen, nuk zhvilluan asnje hetim per kete.
Nga gjithe “jeta” e tij ne Policine e Shtetit,  vetem keta te dy, Lulzim Basha e Hysni Burgaj lidhen me te.
Jane ata qe e ripranuan ne radhet e Policise.
Edi Rama e aq me pak Fatmir Xhafaj- ky i fundit e arrestoi dje, nuk kane ndonje lidhje me te.
Atehere perse genjeu mbreme Lulzim Basha?
Thjesht se nuk i reziston dot nevojes se perditshme per te genjyer e sulmuar me genjeshtra kundershtaret?
Apo bertiti fort duke akuzuar, per te fshehur ripranimin ne Policine e Shtetit te Prele Zyles prej tij?
Cilado te jete arsyeja, Lulzim Basha eshte konfirmuar edhe nje here dje si genjeshtar.
Nderkohe, beteja e tij kunder krimit, ka degraduar ne nje instrument politik mbushur me genjeshtra e qe ka nje synim, rikthimin ne pushtet.
* SKEDA PERSONALE E PRELE ZYLE NE POLICINE E SHTETIT
Dt.21.12.1995 titulluar oficer ne Shkoder.
Dt.22.01.1996 nr.prot.268 ardhur tek Rep.Objekteve Tirane.
Dt.15.01.1998 Liruar me kerkese te tij.
Shkurt 2001 ripranuar ne Polici “Qarkullim rrugor Tirane.”
Dt.15.11.2001 nr.prot.1560 “verejtje me paralajmerim”
Dt.23.01.2002 nr.prot.121 “verejtje me paralajmerim”
Dt.12.02.2003 nr.prot.300 “verejtje me paralajmerim”
Dt.10.03.2003 nr.prot.493 “denim me gjobe deri 3dite pune”- mase disiplinore.
Dt.14.06.2004 referuar materiale ne prok. Tr ne ngarkim te tij per “korrupsion pasiv”.
Dt.23.08.2005 propozuar per tu pezulluar 3muaj nga detyra per shkelje te renda.
Dt.12.09.2005 nderprerje pezullimi nga detyra dhe marre verejtje me paralajmerim.
Dt.30.06.2007 nr.prot 10020 larguar nga policia per shkurtim te vendit organik te punes.
Dt.22.02.2011 nr.prot.429 ripmarre ne polici.
11.05.2011 nderruar emerin nga Prele ne Enriko.
Dt.01.06.2015 kalon nga patrulle e pergjithshme ne Kom.4, ne Drejtorine Rajonale te Kufirit Tirane.
Next Post
Mamografët e lëvizshëm, rriten me 40 % në vit ekzaminimet, Manastirliu: Kimioterapi edhe në rrethe

Manastirliu: Furnizim me barna në 90 qendrat e Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In