• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Piramida hapet për qytetarët, Veliaj: Çdokush të sjellë ide për zhvillimin dhe funksionin e saj, nuk e japim me koncension

by Java News
20/01/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është rihapur pas shumë muajsh Piramida e Tiranës, teksa kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të sjellin mendimet e tyre për zhvillimin e këtij objekti. Veliaj ka folur në takim së bashku me ekspertë urbanistë për të ardhmen e Piramidës dhe funksionit të saj në shërbim të qytetarëve.

“Sot, kemi këtë trashëgimi, e ruajtur nga shkatërrimi dhe demolimi total, për një projekt që fatmirësisht nuk ndodhi kurrë dhe qyteti e shpëtoi këtë hapësirë publike dhe ajo që dua t’ju them sot është se angazhimi ynë publik si Bashki e Tiranës, tani që e kemi marrë në administrim është që t’ia kthejmë publikut. Nuk do jetë një projekt privat, nuk do të kemi një dhënie me koncension, nuk do kemi një investim privat sepse ne besojmë se duhet të ngelet një vepër autentike publike e qytetit të Tiranës dhe të atyre që do të duan ta mbushin me jetë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se edhe për të arritur këtë qëllim, pra për ti dhënë kësaj godine jetë, do të zhvillohet një proces i gjatë diskutimesh me specialistë, arkitektë, urbanistë e historianë për mënyrën sesi duhet trajtuar kjo godinë për ti ruajtur asaj trashëgiminë historike por edhe për ta përshtatur me qëllimet që ka Bashkia e Tiranës.

“Do të kemi një sërë panelesh të tilla që të konsultohemi për të ardhur në një konkluzion më të mirë për të ardhmen e këtij “xhevahiri”, që është ndoshta objekti më i fotografuar dhe më i lakuar i qytetit të Tiranës, një lloj kartoline për qytetin”, theksoi Veliaj. Ai ftoi arkitektët, urbanistët apo çdo individ që ka një ide të vlefshme për piramidën që ta ofrojë atë pranë Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që ajo të vlerësohet në funksion të qëllimit për ta rigjallëruar funksionalitetin e saj.

“Dua të bëj një ftesë publike jo vetëm për ju që jeni këtu sepse besoj që secili ka diçka për të kontribuar dhe mund të bashkojmë disa ide ose disa praktika të mira të asaj nostalgjie që kemi, me disa ide të gjërave që pjesa më e re e panelit tonë mund t’i ketë parë në vende të tjera dhe mund t’i përdorim tek Piramida”, u shpreh Veliaj. Duke theksuar se Piramida do të jetë e hapur për publikun, kryebashkiaku prezantoi nismën më të re për “Kryetarin e Natës”, që do të merret me organizimin e aktiviteteve në orët e vona. Në këtë mënyrë, Tirana radhitet midis pesë qyteteve të Europës që kanë një kryetar bashkie për natën, duke garantuar aktivitete të shumta kulturore për qytetarët.

“Tirana ka nevojë të rregullojë infrastrukturën, për kopshte e çerdhe, ka nevojë të rregullojë rrugët, të mbushë gropat, të vendosë semaforët, të punojë kanalizimet, të sjellë më shumë ujë të pijshëm. Të gjitha këto janë të rëndësishme, por Tirana duhet të jetojë edhe me art e kulturë. Më vjen mirë që këtë e kemi përmirësuar, por mendova se kishte ardhur koha që siç ka bërë Amsterdami, Zyrihu, Parisi dhe më në fund Londra, të jemi qyteti i pestë në Evropë që do të kemi një kryetar bashkie për natën, që nuk është më shumë një post burokratik formal, me shkresa, por në thelb është një individ, bashkë me një ekip, i cili sigurohet që Tirana jeton 24 orë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku theksoi se jeta e natës gjeneron të ardhura për kryeqytetin, duke u shndërruar edhe në një burim punësimi për shumë të rinj.

“Ekonomia e jetës së natës në Tiranë vlen disa miliona euro të njerëzve që shpenzojnë, që punësohen, të produkteve që konsumohen, të gjithë studentëve që punojnë si bar-man, si kamerierë, si kuzhinierë, si njerëz që asistojnë në të gjitha objektet ku frekuentohet jeta e natës. Ne duam një qytet që sjell edhe ekonomi. Një agjendë publike e Bashkisë së Tiranës është që ta gjenerojë ekonominë e jetës së natës, e cila vlen disa miliona euro dhe është një burim punësimi për shumë studentë dhe të rinj”, tha ai, duke theksuar se ambicia e Bashkisë së Tiranës është për ta kthyer kryeqytetin në një epiqendër të jetës kulturore të rajonit.

“Kemi pasur disa nga koncertet e mëdha si Xhesi Xhej, John Newman, Bebe Rexha, Dua Lipa, Giusy Ferreri, por siç e dimë, brenda kulturës së madhe të argëtimit, ka edhe disa nënkultura. Ka një jetë arti të pavarur, të artistëve të pavarur, të disa aktiviteteve që nuk janë detyrimisht komerciale, por që kanë një audiencë selektive në Tiranë. Të teatrit alternativ, të atyre që janë fokusuar te poezia, të disa artistëve që po bëjnë çudira, por që besoj e kanë nevojë fuqinë dhe muskulin që vjen nga Bashkia e Tiranës”, tha ai.

.java/a.k





Next Post
FOTOT/ Shkon për vizitë tek shtëpia e shoqes së saj studente, por terrorizohet…

FOTOT/ Shkon për vizitë tek shtëpia e shoqes së saj studente, por terrorizohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In