• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përralla me Sorosian” paranojë e Berishës

by Java News
23/02/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Myzaljen Hoxha

Meqënëse na është bërë GOGOL “ SOROS-i ”, me gjithfarë llojesh teorish konspirative nga mendje injorante dhe të mbrapshta shqiptare, dhe ngaqë për shumë vite kam treguar interes dhe studiuar doktrinën ekonomike të “London School of Economics and Social Science,LSE”, United Kingdom, si motra e shkollës së Çikagos të udhëhequr nga Nobelisti i Ekonomise, Fridman, dhe që ka brenda saj dhe idetë ekonomike në fushën e tregut financiar të Xhorxh Sorosit, dhe e ushqyer si doktrine me idetë filozofike të Filozofit Karl Pooper, nga më të mëdhenjtë e shekullit 20`, po shkruaj pak reshta për njohje të “MJEGULLES SOROS”.

Kjo dhe si ngacmim nga Profesioni që kam financier.

Një financier dhe filantrop global, Xhorxh Soros është themelues dhe kryetar i Institutit të Shoqërisë së Hapur dhe i Fondacionit të Menaxhimit SOROS.
I lindur në Budapest në vitin 1930, ai i mbijetoi pushtimit nazist dhe iku nga Hungaria Komuniste në vitin 1947 për në Angli, ku ai u diplomua nga London School of Economics and Social Science, LSE, United Kingdom në vitin 1952, në shkencat ekonomike dhe politike, në një nga Universitet më të famshme të Botës , që ka nxjerr 11 Nobelistë , që nga i pari Shkrimtari i madh i letërsisë botërore Xhorxh Bernard Shou e deri tek i fundit, Ekonomisti Nobelist Stefan STIGLIZ. Nga ky Universitet kanë dalë dhe 36 Kryeministra të 32 vendeve nga më të zhvilluarat e Botës. Në vitet 60`, SOROS u zhvendos në Shtetet e Bashkuara për të punuar në sektorin e financës. Më 1979 ai me pasurinë e krijuar në Tregun Financiar Global financoj ndërtimin e Shoqërive të Hapura. Në vitin 1993, ai themeloi Institutin për Shoqëri të Hapur. Deri më sot, SOROS ka dhuruar gati 7 miliard $ për të mbështetur të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes, si dhe qasje në shëndetësi, arsim, shkencë dhe kulturë në 70 vende të Botës.
Sot, Pasuria e tij llogaritet prej 25 miliard dollarësh.

Filozofia dhe Financa
Në London School of Economics, SOROS u njoh me punën e filozofit më të madh të shekullit të kaluar Karl Popper, idetë e të cilit të dhëna në Kryeverën e tij ” Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj”, me ndikim të jashtëzakonshëm në vitet 90` në rënien e komunizmit lindor, patën ndikim të thellë në zhvillimin e tij intelektual. Ai i tërhequr nga kritika e totalitarizmit të Poperit, shkroi librat ” Teoria e Refleksionit” dhe “Alkimia e Financave”, 1987 në të cilat pohoej se shoqëritë e hapura mund të lulëzojnë vetëm kur ato lejojnë qeverisje demokratike, lirinë e shprehjes, një gamë të larmishme të mendimit, lirinë e tregut me kufizimet sociale të KEJNSIT dhe të drejtat e njeriut. “Teoria e reflektimit,” e tij ka një sërë idesh që kërkojnë për të shpjeguar marrëdhënien midis mendimit dhe realitetit.

Prandaj ka qënë qysh herët mbështetës i Kenedit, Klintonit , Obames, Blerit, Shrederit, e shumë të tjerëve, pra shkurt filozofisë së socializmit demokratik në bote.
një kundërshtar i rreptë i teorisë shok të shkollës së Çikagos.

pra nuk është thjeshtë miliarder, por dhe ekonomist, filozof dhe Politolog nga PROFESIONI, duke ndihmuar shoqëritë e hapura, ashtu sikurse është dhe shoqëria shqiptare sot, në zhvillimin e tyre.
Berisha dhe Co. kanë mëkatuar ndaj ideve progresiste të zhvillimit të shoqërive të hapura, prandaj dhe vjellin vrerë ndaj SOROSIT, dhe kush takohet apo këshillohet me këtë fondacion te shoqërive të hapura është armik i Berishës !!!!

Kështu do të ndodh, sepse BERISHA dhe ndjekësit e tij, kanë qënë dhe janë masakruesit e kësaj shoqërie të hapur demokratike shqiptare.

Pirro Misha, Çapajev Gjokutaj, Remzi Lani e shumë Intelektualë të tjerë me integritet të lartë që kanë punuar dhe punojnë me Fondacionin SOROS, ashtu sikurse dhe mijëra intelektualë të të gjitha fushave, të shkencës , ekonomisë, politikës, informacionit, kulturës, arsimit, shëndetësisë në 70 vende të botës, nuk kanë punuar kundër interesave të popujve dhe vendeve të tyre.

Pra ka vetëm halucinacionin dhe egocentrizem të Berishës, dhe të beniaminëve të tij, dhe jo një të vërtetë të dëmshme për shoqërinë shqiptare.

” PERRALLA ME SOROSIANE” e Knut Flekenshtejn për Berishën është përmbajtja e kësaj gjendje paranojake.

Next Post
Basha mesazh falenderimi për protestuesit: Kjo do të jetë fitorja juaj!

Basha: E votojmë Vetting-un, por sipas votës së 22 Korrikut, më parë qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In