• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PERMET/ Kumbaro me vreshtarët: Në dy vitet e para të mandatit të ri, zgjidhet problemi i vaditjes 

by Java News
01/06/2017 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mirela Kumbaro, kandidate e PS-së në qarkun Gjirokastër zhvilloi një takim me prodhuesit lokalë të Përmetit, ku u njoh nga afër me sfidat dhe problematikat  e sipërmarrjes së vogël në agroturizëm. Në takim ishin të pranishëm edhe fermerë të zonës, të cilët furnizojnë kantinat përmetare me prodhimet e tyre të vreshtarisë.

Vreshtarët e prodhuesit e verës përmetare ngritën disa nga shqetësimet e tyre,  ku vend kryesor zë problemi i vaditjes sepse për 25 vjet ka munguar sistemi i mirëmbajtjes se rrjetit kullues e vaditës, por edhe shitja e produkteve të tyre në tregun vendas. Me kënaqësi ata vunë ne dukje se forcimi i i kontrollit doganor dhe ulja e evazionit fiskal mundesonte përdorimin e plotë të produktit vreshtar vendas.

Kumbaro tha se në këtë mandat është bërë shumë lidhur me sistemimin tërësor të kanaleve vaditëse dhe kulluese në të gjithë vendin, por theksoi se  brenda dy viteve të para të mandatit të ardhshëm ky problem do të zgjidhet përfundimisht në të gjithë vendin. Ajo gjithashtu foli mbi zhvillimin e turizmit në zonën e Përmetit, falë investimeve te qeverise, përfshirjes së Permetit ne programin e Bankës Botërore, gjë e cila do të rrisë interesin për produktet lokale.
 “Synimi ynë është që të zhvillojmë  gjithë qarkun në mënyrë të integruar, duke siguruar kështu që turistët të qëndrojnë më gjatë e të konsumojnë më shumë. Investimet e bëra kanë nisur ta japin impaktin e tyre këto dy vite dhe Përmeti tashmë ka një numër më të madh vizitorësh, të cilët kur vijnë këtu duan të konsumojnë dhe të blejnë produktet tuaja”, theksoi Kumbaro duke folur për politikat që nxisin prodhimin dhe konsumimin e produkteve cilësore lokale.
Fermerët dhe prodhuesit përmetarë  u shprehën se reformat dhe forcimi i shtetit është rruga e duhur për zhvillimin e zonës dhe dhanë mbeshtetje te plotë per programin e Partise Socialiste per Shqipërinë dhe Përmetin. /ma.me
Next Post
Atentat me armë ish-ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni

Atentat me armë ish-ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In