• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PERMET/ Kumbaro me operatorët turistikë: Vizioni ynë, ekonomi përmes turizmit e trashëgimisë

by Java News
03/06/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shpallja e Qendrës Historike të Përmetit dhe asaj të Bënjës, si dy nga pikat më të rëndësishme historike të zonës së Përmetit, që nuk janë vetëm të bukura, por edhe të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike, si një burim të ardhurash, janë dy nga investimet më të rëndësishme të programit të qeverisë sonë”. Kështu ka deklaruar nga Përmeti, kandidatja e PS-së, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë takimit të zhvilluar me operatorët turistikë të këtij qyteti. Ajo ka folur për programin e rilindjes urbane, i vetmi program që ndërthur në mënyrën e duhur modernitetin me trashëgiminë kulturore dhe qendrat historike duke i kthyer ato në burimin kryesor të të ardhurave për qytetarët.

“Në Tiranë nuk e dinin që Përmeti kishte një lagje të vjetër. Mungesa e promovimit dhe investimeve e kish lënë në harresë këtë pjesë të rëndësishme historike të Përmetit. Po kështu edhe në Bënjë, një tjetër pikë e rëndësishme historike.  Programi i Rilindjes Urbane synon kthimin e tyre në burim të ardhurash” – tha

Kumbaro gjatë takimit me operatorët turistik të qytetit. Për Kumbaron, vizioni i së ardhmes së afërt të Përmetit është i qartë. Ajo ka theksuar se vetëm në vitin e fundit në Përmet ka patur një dyndje të jashtëzakonshme turistësh falë promovimit dhe investimeve të kryera në këtë qytet, të cilët janë përballur me problematikën e mungesës së shërbimeve hoteliere.

“Fakti  që gjithmonë e më shumë në Përmet ka turistë që vijnë për të bërë rafting, janë eksperienca që ne i shohim se ky duhet të jetë vizioni i së ardhmes së afërt. Vetëm në vitin e fundit ne kemi një dyndje turistësh në Përmet, që praktikisht me shërbimet hoteliere aktuale ju nuk i përballoni dot, që do të thotë se fluksi, promovimi dhe investimi që ne kemi bërë në Përmet, ka ecur më shpejt sesa oferta hoteliere apo  turistike që mund t’i përballojë ata” – u shpreh Kumbaro.

Gjatë takimit zhvilluar me praninë e kryeministrit Rama, operatorët folën mbi eksperiencat e tyre, vështirësitë e këtij sektori si dhe zbuluan se janë kthyer të investojnë në Përmet, pasi kanë pare investimet që janë bërë këto tre vite. Ata  pohuan faktin e shtimit të fluksit të turistëve që vizitojnë Përmetin dhe nevojën e bashkëpunimit me pushtetin qendror dhe lokal për ta kthyer Përmetin në një ndër destinacionet kryesore turistike në vend.

Next Post
Si sot, më 3 Qershor, lindi Ginsberg dhe Baker dhe vdiq Kafka

Si sot, më 3 Qershor, lindi Ginsberg dhe Baker dhe vdiq Kafka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

June 8, 2026
Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

June 8, 2026
Përballja Albini-Vjosa

Përballja Albini-Vjosa

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

June 8, 2026
Ish-ministrja: Turp dhe neveri! Pse disa deputetë të PD-së nxjerrin foto nga protesta sikur është e tyre?

Ish-ministrja: Turp dhe neveri! Pse disa deputetë të PD-së nxjerrin foto nga protesta sikur është e tyre?

June 8, 2026
Akuza e fortë e gazetarit: Albin Kurti dha 100 milionë euro për të blerë votat

Akuza e fortë e gazetarit: Albin Kurti dha 100 milionë euro për të blerë votat

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In