• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon ura në Rrugën “Irfan Tomimi”, Veliaj: Fokus puna, jo fjalët

by Java News
30/12/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pesë vitesh e mbetur pezull, ka marrë zgjidhje projekti që ndihmon në qarkullimin e automjeteve në urën te Rruga “Irfan Tomini” që ndodhet midis Njësisë Administrative Nr.5, dhe Nr. 7, dhe që lidh Bulevardin “Barjam Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta”. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e urës së re, e cila është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke lehtësuar trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve në të dyja anët e lumit të Lanës.

I pranishëm në përurimin e kësaj ure ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo urë ishte një tjetër projekt i lënë pezull prej 5 vitesh, por që vetëm tani mori zgjidhje duke i ardhur në ndihmë komunitetit.

“Siç e dini, ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve”, e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Pothuajse në çdo këmbë të urës kishte dalë një pronar që i ishte kthyer prona gjatë 8 viteve të ‘qoftë largut’ dhe na duhej të zgjidhnim disa nga këto çudirat shqiptare. Më vjen mirë që, jo vetëm kemi zgjidhur anomali të kësaj natyre, por i kemi dhënë komunitetit një urë me 4 korsi, me trotuare të mjaftueshëm. Na duhet që ta mirëmbajmë, ta ruajmë. Janë investime që bëhen me shumë pune dhe është shumë e rëndësishme që i gjithë komuniteti të ndihmojë për mirëmbajtjen e saj”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi edhe Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak, ku parashikohen më shumë investime për qytetin. “Më vjen mirë që e hapim këtë urë, jo vetëm një ditë para vitit të ri, por e hapim gjithashtu një ditë pasi kemi votuar Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili parashikon më shumë investime të tilla. Sigurisht që investimet marrin kohë, nuk ndërtohet Tirana për një ditë, megjithatë është e rëndësishme që të mbajmë këtë ritëm. Angazhimi i Bashkisë së Tiranës, pas kalimit të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe buxhetit është që të vijojmë me këtë ritëm për qytetin”, tha Veliaj. Ai shtoi se në “kryeqytet janë 100 kantiere të hapura dhe Tirana është e fokusuar tek puna për të rikuperuar investimet e munguara në vite”.

Kryebashkiaku uroi gjithashtu gjithë qytetarët për festat e fundvitit. “U uroj gjithë qytetarëve gëzuar, një vit i mbarë, më shumë fokus te puna, më pak te fjalët. Le të mos humbasim më kohë. Tirana ka humbur mjaftueshëm në vitet e fundit! Kemi rikuperuar mjaft në 2016-n. Unë jam optimist dhe besoj se më e mira është përpara. Është vetëm çështje kohe, me optimizëm e punë mund të bëjmë gjëra bashkë që ndryshe janë të pamundura”, u shpreh Kryebashkiaku Veliaj.

Deputeti i PS, Pandeli Majko, e cilësoi ndërtimin e kësaj ure si një ndër dhuratat më të këndshme dhe më simbolike për Njësinë 5. “Sigurisht, nuk do i shërbejë vetëm Njësisë 5, por pa diskutim do i ndryshojë cilësinë e jetës, duke filluar nga këmbësorët, por sidomos te drejtuesit e automjeteve që këto ditë kanë pasur edhe probleme, për arsye të natyrshme, sepse në Tiranë punohet. Mendoj se është një ndër gjërat më të veçanta. Kompania ka punuar me një cilësi që flet vetë dhe me disa muaj përpara afatit”, tha Majko.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i kësaj ure ka lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve. Pas rikonstruksionit, ura ka një gjerësi totale prej 20 m, me pjesë kaluese 2 x 7 m dhe 1 m trafikndarëse në mes, dhe me trotuare 2 x 2.5 m. /ma.me

veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-1veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-2veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-3veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-4veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-5-1veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-5veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-6veliaj-dhe-majko-te-ura-e-re-ne-rrugen-irfan-tomini-7

Next Post
Njihuni me 8 ushqimet që ju heqin rrudhat

Njihuni me 8 ushqimet që ju heqin rrudhat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In