• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi: Qeveria mbështetje finaciare për fermerët e bashkuar

by Java News
20/12/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Qarkun e Beratit, ka zhvilluar dhe një takim me fermerët e fshatit Drenovicë, Bashkia Ura Vajgurore. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Ministri u ka shpjeguar të pranishmëve nevojën e riorganizimit dhe bashkimit në formacione më të mëdha, siç janë SHBB (Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor), të cilat janë më të avantazhuara, përsa i përket skemës së mbështetjes.

“Do mbështesin rritjen e sipërfaqes së serave, do t’ju mbështesim me subvencion prodhimin, por ju inkurajojmë edhe që të rriteni. Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të bëni sera, atëherë bashkohuni. Nuk po themi që të bashkoheni në kooperativë, si qëmoti, pra të bashkoni tokën, vazhdoni secili tokën e vet, por bashkohuni në një SHBB, apo në një grup fermerësh, apo bëhuni bashkë, sepse po të jeni bashkë keni mundësi të përfitoni më tepër.”

“E vetmja, që ne kërkojmë nga ju, është që edhe ju të bëni një hap përpara. Ne do bëjmë një hap përpara dhe ju duhet të bëni një hap përpara. E kam fjalën për organizimin tuaj, që është në dobinë tuaj, por për shkak të mentalitetit tonë, ne e kemi një çik të vështirë të bashkëpunojmë. Duhet të filloni bashkëpunimin në shitje apo në blerjen e inputeve, që të rrisni fermat.”

“Kështu, që sa më shumë të bashkoheni ju, aq më të thjeshtë e kanë grumbulluesit të bëjnë kontrata të mëdha. Sepse, me 500 fermerë është më e vështirë, sesa të merresh me 30.”

Ministri ka qenë i qartë dhe gjatë shpjegimeve, në lidhje me riorganizimet e Drejtorive të Bujqësisë, dhe produkteve të cilave, do t’u jepet përparësi në skemën e mbështetjes financiare, si dhe mënyrës së veprimit për të tregtuar mallin. Duke filluar që nga prodhimi, grumbullimi, ambalazhimi, çertifikimi dhe negociimi me njësitë tregtare.

“Ndaj kur themi që do t’i shpërbëjmë drejtoritë e bujqësisë, nuk do të thotë që do t’i shkrijmë, por do t’i riorganizojmë.”

“…Ato produkte, që janë produkte eksporti, apo që mund zëvendësojnë importin, që janë të konkurrueshme, që kanë treguar se janë të suksesshme, … ne duhet t’i mbështesim në çdo ferme. Çdo fermer duhet ta ketë një pikë kontakti me agronomin, për t’u këshilluar gjatë sezonit të mbjelljes. Këtë gjë do ta arrijmë!”

“Ndërsa, po të jeni bashkë, zgjidhni një negociues, edhe çmimi që merrni është më i mirë.”

Gjatë këtij takimi, Ministri Peleshi u shoqërua nga deputetë të Qarkut Berat, përfaqësues të pushtetit vendor dhe zëvendësministri Dhimo Kote.

ma.me

Next Post
Sali Shijaku, në “fjalorin” e piktorëve me famë botërore

Sali Shijaku, në "fjalorin" e piktorëve me famë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me kallashnikov në dorë nëpër rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

June 26, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mërkuri në prapavijë, Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë na pret javën e ardhshme

June 26, 2026
Mbetën të bllokuara te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen dy turistet holandeze

Mbetën të bllokuara te “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen dy turistet holandeze

June 26, 2026
VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

VIDEOLAJM / Protesta e sotme para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja në kulmin e saj

June 26, 2026
Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

Britania e Madhe thyen rekordin e ditës më të nxehtë të qershorit për të tretën ditë radhazi

June 26, 2026
Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

June 26, 2026
Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

Lamallari poston videon e Igballe Berishës: Në Shqipëri s’ka vend për khameneizëm!

June 26, 2026
VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Protesta hyn në ditën e 27, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

June 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Protesta si stil jetese me qira

June 26, 2026
Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

Fundi i mafiozit të ‘paprekshëm’! Pse Putini braktisi aleatin e tij më të vjetër?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In