• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Veliaj në Paris me çarter falas nga bisnesmeni, reagon Veliaj dhe tregon të vërtetën

by Java News
18/01/2017 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD Grida Duma ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Veliaj se para dy ditësh ai është larguar drejt Parisit me një avion privast, i cili sipas saj është paguar nga një biznesmen. Sipas Dumës kostoja llogaritet rreth 60 mijë euro, ndërsa sot në kryeqytet, ai çon kaseta nëpër televizione sikur ka qenë i pranishëm në Tiranë dhe në krye të punëve.

Pavarësisht se Grida Duma denoncon Veliajn se është paguar nga një biznesmen i cili sipas saj me siguri do të jetë shpërblyer, ajo nuk jep emrin e këtij të fundit.

Nga ana tjetër, vetë Veliaj ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke thënë se ka qenë në një vizitë në Itali, për të vizituar Bashkim Finon, i cili është i sëmurë. Veliaj ka treguar dhe biletën e prerë nga një linjë low cost si dhe ka sqaruar se ka mbërritur dje në mbrëmje në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me aktivitetin tek parku i liqenit./java/a.k

DEKLARATA E GRIDA DUMES

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.  Me të kane udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

Avioni çarter është paguar nga biznesmeni. Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.

Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë.  Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë.

Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë. Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike.

Por rasti I fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij.

Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro?  Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?

Kush e pagoi çarterin? Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të  Erjon Veliajt në Paris?

REAGIMI I BASHKISE

Bashkia e Tiranës hedh poshtë shpifjet e fundit të Partisë Demokratike, lidhur me një gjoja udhëtim që Kryetari i Bashkisë paska bërë dy ditë më parë në Paris.

Kjo është një sajesë e ulët që vetëm zyra e SHQUP-it mund ta fabrikojë dhe sigurisht, si çdo gënjeshtër tjetër e tyre hidhet poshtë lehtë.unnamed

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj. Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan.

Për ta faktuar këtë po publikojmë edhe biletën e udhëtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës dhe kryetari i Bashkisë vijojnë punën e pandalur për kthimin e Tiranës në drejtimin e duhur.

veliaj-11

Next Post
Ndahet nga jeta kampioni olimpik, Ymer Pampuri

Ndahet nga jeta kampioni olimpik, Ymer Pampuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shënjestra ishin zyrtarët e administratës së Trump, çfarë i tha agresori policisë pas arrestimit

Shënjestra ishin zyrtarët e administratës së Trump, çfarë i tha agresori policisë pas arrestimit

April 26, 2026
SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

SHBA anuloi udhëtimin e negociatorëve në Pakistan, ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman

April 26, 2026
Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

Mbeti viktimë e atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci i akuzuar për vrasje në 2016

April 26, 2026
“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

April 26, 2026
I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

April 26, 2026
Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

April 26, 2026
Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

April 26, 2026
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

April 26, 2026
Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

April 26, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In