• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Puka 10 ditë e izoluar, qeveria ndihma vetëm për njerëzit e Frrokut dhe Ndreut

by Java News
14/01/2017 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë Pukës dhe se nuk ka ofruar asnjë ndihmë për banorët e izoluar nga bora. Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD-së në Pukë, zhvilloi një takim me banorët e zonës, ndërsa denoncoi braktisjen sipas tij totale nga qeveria.

“Kanë ditë që ngrihen shqetësimet e banorëve të Pukës dhe të rrethinave, për motin e acartë dhe bllokimin që i është bërë pothuajse të gjithë zonës së rrethit të Pukës. Siç duket qartësisht nga pamjet, këtu jemi pothuajse 30 metra nga Bashkia e Pukës dhe trashësia e borës është më shumë se një metër. Janë zona dhe lagje të qytetit të Pukës, të gjitha të bllokuara, të gjitha të pahapura, të gjitha të pastabilizuara apo të pandihmuara nga ana e qeverisë apo nga ana e Bashkisë së Pukës.
Ministri i Brendshëm i cili ishte dje në zonës e Pukës, ka bërë vetëm shfaqje dhe propagandë, ka vazhduar me intensitet propagandën po njësoj sa ç’është intensiteti i reshjeve por asnjë ndihmë nuk ka shkuar për banorët e qytetit të Pukës as në infrastrukturë, as në ushqime, as në ushqime për bagëtitë.
Ndihmat e shpërndara kanë qenë vetëm 200 pako të dhëna kushërinjve të Mark Frrokut, dhe kushërinjve të Gjonit të Bashkisë i cili po ashtu është një i emëruar i Mark Frrokut. Ndihma të dhëna nga ministri i Brendshëm dje, ishin në fshatin e Pjerin Ndreut dhe miqve e të afërmve të tij në fshatin Jakaj”, u shpreh Salianji.

Ndërsa kreu i PD-së Prel Gjoni tha se: “Me këtë rast ngrice, realisht është emergjencë. Fshatrat e të gjithë rrethit të Pukës, pothuajse janë totalisht të gjitha të izoluara, duke filluar nga qafa e Mugut, njesia administrative e Çelës dhe ka telefonata prej banorëve që nuk u shkon askush në ndihmë. Edhe pse telefonojnë nuk u përgjigjet asnjë njeri”. Sipas PD-së, në Luf të Pukës, gjendja është edhe më e rëndë.

“Këtu 70% e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike. Marrin më pak se 10 mijë lek të vjetra për njeri. Ujë të rrjedhshëm nuk kemi. Nuk na ka ardhur asnjë lloj ushqimi, asnjë lloj ndihme. Nuk është marrë askush me këtë punë”, ankohet një banor. “Pushteti qendror dhe ai vendor këtu nuk kanë ardhur. Ministrin nuk e kemi pare”, denoncon një familjar. Ndër të tjera opozita shton se në Gjegjan kriza thellohet. “Kemi vetëm një elektricist, është faturues dhe elektricist. Për të marrë një asistencë 20-30 mijë lek duhen 40 km për të shkuar në Pukë në bankë për të marrë asistencën”, pohon një banor i zonës. “Të gjitha shkollat e njësive administrative të rrethit Pukë, janë pa ngrohje zjarri, janë të gjitha me ngrohje me rezistencë”, thotë një banor.

IMG-20170114-WA0002thumbnail_IMG-20170114-WA0001thumbnail_IMG-20170114-WA0003thumbnail_IMG-20170114-WA0005

Next Post
VIDEO/ E tradhton e dashura, rusi e hedh në koshin e plehrave!

VIDEO/ E tradhton e dashura, rusi e hedh në koshin e plehrave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

July 25, 2026
Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

July 25, 2026
“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

July 25, 2026
Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In